G7, në bisedime dhe Ballkani për rrezikun ISIS

G7, në bisedime dhe Ballkani për rrezikun ISIS

80
0
Shares

Ballkani po shndërrohet në portë hyrëse të islamistëve drejt Europës Perëndimore.

Qarqet e sigurisë në Gjermani janë të alarmuara. Sipas njoftimeve të gazetës “Ëelt am Sonntag” milicia e terrorit e njohur me emrin “Shteti Islamik” (ISIS) po i afrohet gjithnjë e më shumë Europës Perëndimore si kërcënim serioz.

Gjithnjë e më tepër si portë për të hyrë luftëtarët islamikë në Europën Perëndimore po përdoret Ballkani. Gazeta shkruan se për këtë çështje të ndjeshme do të diskutojnë në Samitin e shteteve më të mëdha industriale G7 edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti amerikan Barack Obama. Samiti po mbahet në kështjellën gjermane Elmau në landin e Bavarisë.

“Prej disa muajsh shërbimet sekrete gjermane vërejnë një trend në Ballkanin Perëndimor: islamistë radikalë atje po krijojnë gjithnjë e më shumë rrjete për t’i futur luftëtarët e xhihadit në zona krize. Në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoni predikuesit selafistë në masë të madhe po rekrutojnë luftëtarë për përleshjet në Siri dhe në Irakun verior. Vetëm nga Kosova ndërkohë thuhet se kanë shkuar në rajonin e krizës (Siri dhe Irak, v.j.) më shumë se 250 islamistë. Krahasuar me numrin e banorëve vendi mban rekordin në Europë”, shkruan “Ëelt am Sonntag”.

Rajoni i Ballkanit, shkruan gazeta, është edhe rrugë transitore për luftëtarë xhihadi. Islamistë nga Gjermania, Franca, Belgjika, Austria dhe Holanda mendohet se bëjnë një pauzë në Ballkan rrugës për në Siri apo Irak. «Mendojmë se atje madje ekziston një lloj trajnimi paraprak për xhihadistë të ardhshëm», tha një përfaqësues i autoriteteve të sigurisë për “Ëelt am Sonntag”.

Vendet e Ballkanit janë, me sa duket, jo vetëm zona për rekrutim të luftëtarëve të ISIS-it, por shërbejnë edhe si hapësira ku mund të përgatiten edhe sulme terroriste. Gjatë aksioneve policore së fundi janë zbuluar magazina me armë, në prill një anëtar i supozuar i ISIS-it sulmoi një stacion policor, vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë. Pas këtij rasti në mbarë vendin u zhvilluan bastisje dhe arrestime të islamistëve radikalë.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë thotë se ekziston një rrezik i madh sidomos nga luftëtarët që kthehen nga zonat e luftës. Në ditët në vijim shërbimet sekrete gjermane do të njoftojnë një komision parlamentar të Bundestagut mbi rrezikun që buron nga Ballkani Perëndimor. Ky komision i zhvillon mbledhjet në fshehtësi.

Ministria e Jashtme amerikane ka tërhequr vërejtjen mbi numrin e madh të luftëtarëve nga rajoni që i janë bashkangjitur ISIS-it. Ministria amerikane e Drejtësisë ka ndihmuar në Ballkan në ndjekjen e luftëtarëve të kthyer nga zonat e luftës, shkruan “Ëelt am Sonntag” . DialogPlus.ch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY