Në Gjykatën e Lartë sot padia e Doshit ndaj Brahos për shpifje,...

Në Gjykatën e Lartë sot padia e Doshit ndaj Brahos për shpifje, kërkon 1 euro dëmshpërblim

69
0
Shares

Sot në Gjykatën e Lartë, nis përballja midis Tom Doshit dhe Spartak Brahos, pas kallëzimit për shpifje që deputeti socialist i ka bërë ati të LSI-së. Sipas kësaj padie, Tom Doshi kërkon nga Spartak Braho si dëmshpërblim, vetëm 1 euro.
Padinë e tij Tom Doshi e ka depozituar që në datën 3 prill të këtij viti, teksa kërkon që Braho të gjykohet për veprën penale “të shpifjes” të bërë botërisht dhe të deklarohet fajtor.
“Deklarimet e deputetit Braho në konferencën e shtypit më 25 mars pak minuta para se të niste mbledhja e Këshillit të Mandateve se raporti mjekësorë i depozituar nga unë ishte i falsifikuar, i konsideroj shpifje”, shprehet Doshi në kërkesë padi.
Për këtë padi Gjykata e Lartë me short ka caktuar Kolegjin Penal të përbërë nga relator Artan Zeneli dhe anëtarët Medi Bici, Arjana Fullani, Mirela Fana, Andi Çeliku.
Më 23 Mars të këtij viti, deputeti i përjashtuar nga PS nuk u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e tij, por dorëzoi një raport mjekësor ku pretendonte se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy ditë më pas, Spartak Braho do të deklaronte se Doshi ka paraqitur raport të falsifikuar pasi është lëshuar nga mjeku i cili është bashkëshorti i njërës prej punonjëseve të kompanisë së ish-deputetit socialist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY