Një projektligj i ri për falimentin që bën të detyrueshëm ristrukturimin e kredive për individët ka krijuar shqetësime në sistemin bankar. Përcaktimet e reja që pritet t’i japin të drejtë gjykatës të mos aplikojnë sekuestro për shtëpinë e parë rrezikojnë të kenë efekt bumerang në kredidhënie…
U bënë gati dy vite që një projektligj për falimentin është në diskutim dhe dritëhijet se çfarë do të përmirësojë paketa e re ligjore janë shtuar. Qëllimi i ndryshimeve është të bëjë më të lehtë falimentin e për rrjedhojë, të ulë barrën e kredive të këqija në banka dhe në tërësi, të ulë barrën që krijojnë këto biznese në ekonomi.
Ekspertët nga Shoqata e Bankave mendojnë se kjo procedurë është absurde dhe se në vend që të ulë kredinë me probleme mund ta rrisë atë. Sipas tyre nuk mund të merret si model ligji amerikan i falimentit pasi, sistemi i drejtësisë në vendin tonë lë për të dëshiruar dhe procedurat mund të kthehen në korruptive.
Burimet në Bankën e Shqipërisë pohuan se nuk janë në dijeni të këtij varianti të draft-ligjit të falimentit, pavarësisht se janë pjesë e grupit të punës. Sipas të notave burime, në kushtet e Shqipërisë, kjo masë ligjore më e pakta do të ketë një efekt psikologjik negativ te kredimarrësit aktualë.
Ekspertë të tjerë brenda sektorit mendojnë se kufizimet për të sekuestruar shtëpinë e parë mund të ndikojnë në rritjen e kredive për shtëpi.
Për më shumë mund të lexoni edhe ..
/web/Ndryshon_ligji_per_falimentin_kush_nuk_paguan_kredine_nuk_i_sekuestrohet_shtepia_2916_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/