Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit të Shkodrës dënoi sot me 12 vite burgim Prend Ndreca, i akuzuar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e 5 personave, Ngjarja ka ndodhur në 22 tetor 2013.
Prokuroria, në konkluzionet përfundimtare kërkoi dënimin e të pandehurit me 18 vite burgim.
Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë ku në një aksident automobilistik, automjeti kamion tip “Man” me targa PU 1463 A, drejtuar nga i pandehuri Prend Ndreca me drejtim lëvizje Krye Bushat- Tiranë është përplasur me automjetin BMË me targa SH 1818 E, me drejtim lëvizje Tiranë-Shkodër drejtuar nga shtetasi Osman Meraja.
Si pasojë nga ky aksident, vdiqën Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari, të cilët udhëtonin në mjetin BMW.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/