ILDKPKI kallëzon penalisht 3 gjyqtarë dhe 1 doganier për fshehje pasurie

ILDKPKI kallëzon penalisht 3 gjyqtarë dhe 1 doganier për fshehje pasurie

255
0
Shares

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), ka depozituar sot, kallëzime penale për fshehje pasurie për 4 funksionarë, 3 gjyqtarë dhe 1 ish-kryetar i degës doganore në Sarandë.
Mes personave të kallëzuar është edhe gjyqtari i Sarandës Rasim Doda, për të cilin sot u dha masa e sigurisë me 30 ditë burg, si edhe nj tjetër gjyqtare e gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës.
Zyrtarët u kallëzuan pasi pas kontrolleve u konstatua fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh, transferta të dyshimta dhe pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit, sqarojnë burimet e ILDKPKI-së.

Zyrtarët e kallëzuar


1. Petrit Aliaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë.
2. Rasim Doda, me funksion gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.
3. Enkeleda Doda (Kashuri), me funksion gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.
4. Elsa Gjini, për funksionin Ish Kryetare e Degës Doganore Sarandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY