Vret për sedër italianin, plagos të shoqen, një ditë më pas bie...

Vret për sedër italianin, plagos të shoqen, një ditë më pas bie ne pranga

79
0
Shares

Një emigrant shqiptar 35 vjecar u vu në pranga sot nga policia italiane për vrasje dhe plagosje me dashje në Martinsikuro të Teramos, vetëm një ditë pasi kishte kryer krimin e rëndë.

Shqiptari, besohet se ka vrarë të dielën vonë shtetasin italian Roberto Tizin dhe ka plagosur të shoqen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e ciftit. Shqiptari u dorëzua pa bërë rezistencë te karabinierët dhe nuk kishte tentuar në fakt të largohej nga zona pasi u gjet shumë pranë vendit të ngjarjes.

Mësohet se shqiptari dhe italiani kishin patur një zënkë më herët në një bar. Italiani e kishte plagosur lehtë shqiptarin gjatë përplasjes fizike.
Më pas, shqiptari e kishte pritur italianin tek shtëpia e tij dhe në momentin kur ai kishte zbritur nga makina e qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur italianin dhe duke plagosur të shoqen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY