Komisioni Parlamentar per Reformen ne Drejtesi, ka paraqitur sot analizën e vet hartuar nga një grup ekspertësh vendas dhe të huaj ku ndër të tjera formalizon edhe faktin se gjyqtarët kanë paguar me heret nga 100 deri në 300 mijë euro për postin e lakmuar.
Disa nga ambasadorët e huaj në vendin tonë e morën fjalën dhe përshëndetën përpjekjet për refromën në drejtësi ndërkohë që theksuan faktin se mungesa e opozitës është një problem për një reformë të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ambasadorja e Bashkimit Europian ne vendin tone, Romana Vlahutin: “Sistemi i drejtësisë duhet të jetë shtylla e demokracisë. Qeveria duhet te beje te mundur qe te mos ekzistojne më zarfat plot me leke qe marrin gjyqataret, apo ata qe besojne se jane vete shteti. Zarfat plot me lekë nuk duhet të ekzistojnë, apo që ata njerëz të besojnë se janë vetë shteti. Duhet të ketë një ndarje të ekzekutivit. Të mos ketë influenca politike në Prokurori sidomos në ndjekjen penale. Të krijohet besimi tek qytetarët për sistemin e drejtësisë. Shqipëria s’duhet të ketë zgjidhje që i zgjasin vetëm 4 vjet apo 8 vjet, por reforma të thella dhe të plota. Ata që janë zgjedhur në pushtet apo opozitë, kanë të njëjtat përgjëgjësi”.
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Donald Lu, i cili iu referua ndër të tjera një sondazhi të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë dy vjet më parë tha: “Zoti kryeminister Rama, disa gjykates duhet të pushohen nga puna e disa të tjerë të çohen në burg. Në një sondazh të zhvilluar 25% e gjykatësve thanë se sistemi ishte i korruptaur, 58% të tjerë thanë se ekziston përceptimi publik se sistemi është i korruptuar. Kur gjykatësit nënkuptojnë se kanë korrupsion, kjo nënkupton se avokatët, gjyqtarët duhet të ndajnë përgjegjësite për marrjen e rryshfeteve. Por ka edhe profesionistë të ndershëm që duhet të lejohen të punojnë në një gjyqësor të lirë prej korrupsionit. Përvecse duhet të japë llogari për korrupsionin, gjyqësori duhet të jetë i pavarur për t’i rezistuar trysnisë politike. Në të njëjtin sondazh kanë thënë se sistemi s’ishte i lirë nga ndërhyrjet politike. Sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë penalisht më shumë krime të rënda. Nëse realizohet, reforma në drejtësi mund të jetë më e rëndësishmja që nga rënia e komunizmit. Disa kriminele ecin te pashqetesuar neper Tirane”.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Rauning: “Parimi i parë i procesit demokratik është përfshirja. Përfshirja është garanci për reforma afatgjata. Përveç ekspertëve kjo do të thotë që të gjithë aktorët të kenë mundësinë e pjesëmarrjes. Mundësia ka dy anë, konsultimet e hapura dhe kohën. Kohën për tu diskutuar dhe përgjigjur propozimeve. Me keqardhje konstatoj se jo të gjitha forcat kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të marrë pjesë. Në këtë proces elementi i radhës është shpejtësia. Reforma duhet të vijojë pa vonesa, duhet më ngut, për të zgjidhur probleme. Ekspertët po shqyrtojnë për ndryshime kushtetuese të rëndësishme. Por duhet hedhur shikimi të zbatimi i ligjeve. Ndërkohë që ekspertët po punojnë për masa legjislative duhet rënë dakord për një plan zbatimi strategjik e gjithë përfshirës në drejtësi”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/