Biseda e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt me agjentin maqedonas para betejës...

Biseda e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt me agjentin maqedonas para betejës së Kumanovës

82
0
Shares

Biseda e përmenduar disa herë nga dëshmitarë të ndryshëm dhe oficerë shërbimesh të paidentifikuar ka dalë në dritë nga RTV Dukagjini. Dy drejtuesit e grupit të Kumanovës Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj kanë incizuar një bisedë me një agjent të DSK-së (shërbimi sekret i Maqedonisë), emri i të cilit është i njohur për redaksinë e TV Dukagjini.

video e beg rizajt

Ky kanal radioteleviziv në Pejë ka siguruar një kopje të këtij incizimi që ka shërbyer si provë për strukturat vendëse e ndërkombëtare të sigurisë për të zbuluar prapaskenat e ngjarjes në Kumanovë.

Sipas regjistrimit, biseda është zhvilluar disa javë pasi që Rizaj dhe Ndrecaj kishin sulmuar një pikë kufitare në fshatin malor Gushicë të Likovës në kufirin Maqedoni-Kosovë.

RTV Dukagjini nuk ka qenë në gjendje që të vërtetojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e bisedës.

Biseda 1

Mirsadi: Qysh jeni?

Agjenti: Mirë qysh jeni ju, qe tu këqyrë futboll. Familjen si e ke?

Mirsadi: Mirë krejt juve qysh jeni

Agjenti: Bereqet versen mirë

Mirsadi: A ju ka marrë malli?. E kam humb numrin se mu lëshuan UDB-ja.

Agjenti: Cila UDB?

Mirsadi: Të krejt dynjasë.

Agjenti: Q.. UDB-në e n..

Mirsadi: Po thotë Begu nuk ja kem q.. kurrë.

Agjenti: Ku jeni?

Mirsadi: Në mes të Likovës

Agjenti: Jo bre në Likovë

Mirsadi: Po po ne ua shk…. shërbimet juve.

Agjenti: E di unë, për atë u kam kërkuar

Mirsadi: Eh more dajë…

Mirsad Ndrecaj dhe personi që dyshohet të jetë agjent bisedojnë pastaj për një reagim që Mirsadi kishte bërë në Facebook pas incidentit në Likovë. Ish pjesëtari i UÇK-së kishte shkruar në rrjetin social se sulmin në pikën kufitare e kishin organizuar djemtë më të mirë të UÇK-së.

Biseda 2

Agjenti: Ta kam lëshuar një porosi por ai numër nuk po të bënë. E pashë mbrëmë reagimin

Mirsadi: Cilin?

Agjenti: Atë që e ke shkru në facebook. Që UÇK-ja e ka marrë bazën

Mirsadi: A të pëlqej?

Agjenti: Shumë mirë, shumë mirë

Mirsadi pastaj fillon të akuzoj ish udhëheqësin e Shërbimit Inteligjent të Maqedonisë Sasha Mihajllov për dekonspirim.

Biseda 3

Mirsadi: Sasha asht tu e bo ata. Sasha po e shtin Angellovin, Ai Angellovi gjithë ka gjujt shtremt. Nuk ka mund kurrë drejte.

Në fund të bisedës ata i kërkojnë agjentit që të vijë në Prishtinë, por pasi e mbyllin telefonin, flasin me kërcënim se nëse vjen do t`i qërojnë hesapet me te.

Biseda 4

Mediat kanë raportuar bazuar në raportet e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës se grupi i Kumanovës po përgatiste disa sulme edhe në burgun e sigurisë së lartë në Kosovë, me qëllim që të lironin disa të burgosur.

Një raport i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë ka lënë për të dyshuar se dy komandantët e UÇK-së janë vrarë pasi që ishin arrestuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY