Arsimi, shëndeti, mirëqenia dhe punësimi treguesit që e rendisin Shqipërinë të fundit...

Arsimi, shëndeti, mirëqenia dhe punësimi treguesit që e rendisin Shqipërinë të fundit në Ballkan

120
0
Shares

“World Economic Forum” e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Ballkan për treguesin e kapitalit njerëzor. Vendi ynë zë vendin e 66-të ndërmjet 124 shteteve në indeksin e publikuar, por ka një rritje me 10 vende krahasuar me një vit më parë, për të njëjtin studim.
Lista kryesohet nga Finlanda e ndjekur nga Norvegjia, Zvicra, Kanadaja dhe e pesta Japonia. Indeksi i kapitalit njerëzor mat aftësinë e vendeve për të maksimizuar dhe përzier kapitalin e tyre njerëzor. Indeksi i vlerëson rezultatet e mësimit dhe të punësimit në të 5 grupmoshat e ndryshme, në një shkallë nga 0 (më e keqja) për 100 (më të mirë) dhe në këtë mënyrë vlerëson 124 ekonomitë. Indeksi mbështetet në katër themele studimore për përcaktimin e treguesit të kapitalit njerëzor: Arsimi, shëndeti dhe mirëqenia, forca e punës dhe punësimi si dhe mundësitë.


Renditja dhe pikët e vendeve të rajonit
36. Kroacia – 75.37 pikë
50. Serbia – 70.97
55. Maqedonia – 69.31 pikë
66. Shqipëria – 67.2 pikë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY