Viktima e ish-Kënetës i kërkuar për grabitje, u zbulua më parë nga...

Viktima e ish-Kënetës i kërkuar për grabitje, u zbulua më parë nga vrasësit sesa nga policia

76
0
Shares

Viktima Robert Rama, i cili mbeti i varrë natën e kaluar në një lokal në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ishte në kërkim për grabitje me armë në Tepelenë.
“Shtetasi i mësipërm, ka qenë shpallur person në kërkim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tepelenë për veprën penale ‘Vjedhje me armë’”, bënte të ditur zyrtarisht mbrëmë polica e Durrësit.
Por, megjithëse Robert Rama, ishte në kërkim nga strukturat e shtetit që prej muajit mars të këtij viti, ai u zbulua më parë nga vrasësit se sa nga policia.
Pas kësaj policisë nuk i mbetet tjetër gjë, veçse të shpallë “të kërkuarit” e radhës, këtë herë autorët e dyshuar të 31 vjeçarit.
Ndërkohë, deri në identifikimin dhe prangosjen e mundshme të autorëve të dyshuar, polica ka shoqëruar 16 persona për ti pyetur lidhur me vrasjen e 31- vjeçarit Robert Rama një natë më parë në Durrës. Të shoqëruarit janë nga ish-Këneta, Plazhi dhe Shkozeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY