Mark Frroku sërish sot në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin për akuzat...

Mark Frroku sërish sot në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin për akuzat në Belgjikë

54
0
Shares

Mark Frroku do të kërkojë sërish sot, lirimin nga burgu, në Gjykatën e Lartë. Seanca për diskutimin e masës së sigurisë, do të zhvillohet në orën 13.00, në këtë gjykatë. Rreth dy muaj më parë, ishte kjo gjykatë që vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, për akuzat për vrasje në Belgjikë, ndaj deputetit Mark Frroku.
Deputeti Frroku akuzohet nga drejtësia belge për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel si dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme shqiptare, kësaj akuze i ka shtuar së fundmi edhe kallëzim penal ndaj deputetit për katër vepra të tjera penale të “refuzim për deklarim pasurie”, “deklarim i rremë pasurie”, “fshehje pasurie” si dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY