Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare reagoi për akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj Francesco Becchettit për pastrim parash, veçanërisht nëpërmjet “Agon Channel”.
Por nuk reagoi për të mbrojtur kolegët e tyre apo kanalin televiziv por për ta zhytyr edhe më shumë atë. Nga këndvështrimi etik deklarata është e drejtë por nëse kqyr realitetin e financimit të mediave në Shqipëri, të vjen për të qeshur.
Megjithatë le të lexojmë këtë deklaratë të rrallënë pjesët më “të shëndosha” të saj: “Jo përdorimit të parave të pista në Media. Njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Shqipërisë, se investitori italian Francesco Becchetti ka pastruar para nëpërmjet bizneseve të tij dhe veçanërisht si pronar i televizionit “Agon Channel”, është një lajm i keq për të gjithë median shqiptare. Bashkimi Europian vazhdimisht ka kërkuar transparencën e financimit të mediave në Shqipëri, me qëllim parandalimin e deformimit të pushtetit mediatik. Infiltrimi i parave të pista në media është jo vetëm një akt kriminal, por dhe një goditje e rëndë për moralin dhe besimin e qytetarëve tek media. Financimi i mediave nga aktivitete kriminale, shkatërron konkurencën e ndershme në këtë treg. Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare e ndan punën e gazetarëve dhe punonjësve të “Agon Channel” nga aktiviteti i dyshuar si kriminal i pronarit të tyre. Puna e këtij stafi të televizionit nuk duhet të lidhet aspak me akuzat për pastrim parash dhe evasion fiskal, që Prokuroria Shqiptare ka ngritur kundr Francesco Becchettit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/