Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LULZIM BASHA/ Në Mitrovicën time e të gjyshit tim…

10/06/2015
LULZIM BASHA/ Në Mitrovicën time e të gjyshit tim…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kjo është fjala që Lulzim Basha, kryetari i PD-së dhe i Bashkisë së Tiranës, mbajti sot në Mitrovicë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit:

“Në këtë qytet, në Mitrovicë, Mitrovicën tuaj, Mitrovicën time e të gjyshit tim, shpesh Porta e Lartë, Krajlia e të tjerë pas tyre kanë sjellë më shumë asqerë e milicë, se sa vetë qyteti kishte banorë. Kishin frikë e tmerr nga Isa Boletini, nga tradita e tij madhështore që la pas, deri tek heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me në krye komandantin legjendar, Adem Jashari. (Baca Rifat, të përshëndes!). Iu blatuan Isës e iu premtuan ar e prona, çifligje e tituj por ai nuk i ndërroi kurrë ato me gurët e Boletinit, sepse kish besë dhe i kishte dhënë besë një kombi të tërë, nga Mitrovica në Vlorë.

Kulla e Isës dhe gurët e saj të mëdhenj farkëtuan qëndresë e më vonë farkëtuan dije përmes shkollës shqipe të ngritur aty në vitin 1899, farkëtuan zgjim dhe vetëndijësim kombëtar, frymëzim. Një kullë e djegur gjashtë herë dhe e rindërtuar për të shtatën. E rrethuar, e bombarduar dhe e djegur por askush, as dje, as sot dhe as nesër nuk mund ta çrrënjosë!

Nga sot, kjo kullë do të jetë prapë e plotë, me të gjithë burrat e saj si njëherë e një kohë. Isa Boletini do të prehet aty, bashkë me bijtë e tij e trimat e tjerë të familjes Boletini që dhanë jetën për këtë tokë. Ne do kthehemi te kulla e Isa Boletini për të marrë forcë, guxim, kurajo dhe vendosmëri për të çuar përpara vendin tonë, popullin tonë e për t’i dhënë atij të ardhmen që meriton, për ta plotësuar deri në fund, pa asnjë mëdyshje e me çdo sakrificë amanetin e Isa Boletinit.

Ndihem krenar që jam sot këtu bashkë me ju, që kam gjak si gjaku i tij, që jam shqiptar e bashkëkombas i tij! Jam i lumtur që më së fundi ne do të përulem mbi varrin e tij e do të vijmë te kulla e tij për t’u treguar brez pas brezi fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë, me krenarinë legjitime të çdo shqiptari se kush ishte ky burrë i madh i kombit tonë, ky kreshnik i pamposhtur, kush ishte Isa Boletini, do të shohim e prekim madhështinë dhe forcën e kullës së tij. Isa Boletini nga sot e tutje do të jetë mes nesh siç e meriton, siç është në nderin tonë, siç ishte dhe është amaneti i tij që s’e treti as dheu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026
Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026
Himarë/ 35-vjeçari mban peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

Himarë/ 35-vjeçari mban peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.