Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vendimi i parë i qeverisë për bashkitë e reja. Kush qëndron në punë dhe kush ikën nga zyrtarët e bashkive dhe komunave të vjetra

10/06/2015
Vendimi i parë i qeverisë për bashkitë e reja. Kush qëndron në punë dhe kush ikën nga zyrtarët e bashkive dhe komunave të vjetra
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka miratuar mbrëmë vendimin e parë të saj që lidhet me funksionimin e ri të bashkive pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Nëpërmjet këtij vendimi përcaktohet procedura e mbartjes së dokumentacionit, financave personelit dhe detyrimeve nga subjektte e shkrira, bashki apo komuna tek bashkitë e reja.

Lidhen me të punësuarit në bashkitë dhe komunat që nuk do të funksionojnë më , marrëdhëniet e punës ekzistuese, ndërmjet këtyre njësive të shkrira dhe punonjësve të tyre, do të transferohen në bashki, në momentin e konstituimit të organeve të saj. Nga momenti i konstituimit deri në miratimin e strukturës administrative përfundimtare, bashkia është në proces ristrukturimi dhe operon me strukturë tranzitore, e cila miratohet nga kryetari i saj, brenda 1 muaji nga marrja e mandatit.

Për punonjësit me kontratë, që nuk janë nëpunës civilë, marrëdhënia e punës transferohet automatikisht. Nëse gjatë procesit të ristrukturimit punonjësve u shkurtohet vendi i punës apo, për shkak të kualifikimeve dhe kushteve të punës, nuk mund të përshtaten në strukturën provizore apo strukturën e re të bashkisë, atëherë atyre u ndërpritet marrëdhënia e punës, duke respektuar afatet dhe procedurat e njoftimit, sipas dispozitave të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Për punonjësit që mbulojnë pozicione të shërbimit civil, për të cilët është lëshuar, nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore (njmbnj), akti i deklarimit të statusit të punësimit, sipas ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kryhen procedurat e transferimit, të parashikuara në dispozitat e tij.

Për punonjësit që mbulojnë pozicione të shërbimit civil, por njmbnj-ja nuk është shprehur në lidhje me statusin e tyre të punësimit, sipas ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, njmbnj-ja e bashkisë merr funksionet e organit përgjegjës dhe shprehet në lidhje me statusin e tyre të punësimit.

Brenda pesë muajve nga data e konstituimit të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive, bashkia duhet të ketë kryer procedurat, për të mundësuar transferimin dhe pozicionimin në kohë të personelit, sipas pikës , dosjet e personelit të bashkive dhe komunave të vjetra duhet të depozitohen pranë bashkisë jo më vonë se një muaj nga momenti i konstituimit të organeve të saj. Ngarkohen personat përgjegjës për çështjet e personelit në NJSH-së për plotësimin e këtij detyrimi brenda afatit të përcaktuar.

Sipas këtij vendimi, Bashkia e re sipas këtij vendimi është trashëgimtari ligjor i njësive të qeverisjes vendore që janë shkrirë në të. Bashkia, me konstituimin e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive, merr përsipër të gjitha të drejtat dhe detyrimet ekonomike, financiare, sociale apo të tjera, të karakterit civil dhe administrativ, të njësive të qeverisjes vendore që janë shkrirë, përfshirë edhe të gjitha detyrimet që rrjedhin nga vendimet gjyqësore të formës së prerë.

Janë mbi 400 institucione që do të shkrihen në 61 gjithsej në të gjithë vendin ndërkohë që rreth 80 mijë të punësuar do u duhet të rishikojnë vendin e punës përmes procedurave të mësipërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026
Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Qëlloi veten në Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

02/04/2026
Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

Rama: 300 mijë legalizime, deri në 2027. Kadastra do të jetë e gjitha e digjitalizuar

02/04/2026
Himarë/ 35-vjeçari mban peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

Himarë/ 35-vjeçari mban peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.