Vdes James Last, drejtuesi i orkestrës me të njëjtën emër, e njohur për interpretimin e muzikës klasike të përpunuar. Last vdiq në Florida në moshën 86 vjeçare në 9 qershor, ndërkohë që mediat gjermane shkruanin për “humbjen e një legjende”.
James Last e quanin “easy listening”, ose “dëgjim i thjeshtë”. Ishte muzika e Last, muzikantit të famshëm nga Bremeni i Gjermanisë që krijoi e shiti më se 80 milion disqe me pjesë klasike të ripunuara për orkestër. Kompozitorët më të mëdhenj të botës futeshin në stilin e Last të ripunuar, duke krijuar kështu një gjini muzikore që ishte në fakt një ndërthurje e klasikes me modernen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/