Patozi – Metës: Unë te PD kam qenë dhe jam, po ti...

Patozi – Metës: Unë te PD kam qenë dhe jam, po ti që herë ke bashkëpunuar me ne për të spiunuar Nanon e herë për të bërë copë Ramën

106
0
Shares

Në mënyrë të përsëritur, Astrit Patozi ka shkëmbyer replika me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, në seancën e sotme parlamentare.
Nga foltorja e Kuvendit, Astri Patozi tha se është ironi e madhe ai spot i bërë nga LSI-ja për blerjen e votave. Duke i Kërkuar Metës, ndërprerjen e transmetimit të tij, Patozi bëri krahasimin sikur ISIS ti kërkojë botës të ruhet nga terrorizmi, apo me Blatter të dënojë korrupsion në FIFA.
Patozi i ka kujtuar Metës më tej, se ndërsa ai vazhdon të jetë e do të jetë në PD, është ai Ilir Meta, që në mënyrë të përsëritur ka bashkëpunuar me këtë parti, herë kundër Nanos e herë kundër Ramës.

Debati në Kuvend


Astrit Patozi – Dje, LSI-ja shfaqi një spot publicitar kundër shitjes së votës. Ky spot, është njësoj sikurse ISIS t’i kërkojë botës që të ruhet nga terrorizmi, apo sikur Sepp Blatter të dënojë korrupsionin në FIFA. Mund të gjej edhe shumë krahasime të tjera, por më e rëndësishmja është se ai spot duhet të ndalet. Dikush mund të thotë me të drejtë se kush jam unë që ta bëj këtë. Dakord jam. Por po këmbëngul sepse ai spot shkon përtej çdo cinizmi. Është poshtërues për këtë Parlament dhe për votuesit shqiptarë.
Ilir Meta – Meqenëse këtu paska rënë një sëmundje e rrezikshme ku dikush përpiqet të paraqesë veten si viktimë se kryetari i Parlamentit ka kaq frikë nga fjala e tij që të fusë një reklamë që të mos dëgjohet, e ftoj të flasë sa herë të dojë. Ai spot nuk ndalon dhe ai spot nuk është thjesht që qytetarët shqiprtarë të mos shesin votën, por të denoncojnë cilido që do të blejë votën e tyre. Juve u dhemb shumë ai spot, se ju për zgjedhjet më të mira mbani ato të 1996. Si modelin më të mirë të standardit të zgjedhjeve keni standardin e Fiqos në Vorë.
Astrit Patozi – U shpërndave shumë dhe trajtove shumë problematika. Lidhur me zgjedhjet e 1996 nuk jam nga ata pavarësisht që i përkas PD, që i mbaj si zgjedhjet më të mira në Shqipëri. Në 1996 kemi qenë duke bashkëpunuar në atë kohë për të spinuar Nanon. Kemi qenë edhe para 3 vjetësh për të bërë copë Edi Ramën. Ndoshta do bashkëpunojmë prapë. Unë te PD do jem gjithmonë. Ti përmende Vorën, atje të shkoi gjuha, ku dhemb dhëmbi.
Ilir Meta – Ti hallin e Vorës ke, se mos ke hallin e fitores së PD-së. Ke hallin e Fiqos
Astrit Patozi – Unë nuk bie në nivelin tënd që shkon lart e poshtë me fotografi mielli.
Ilir Meta – Nuk ke pse nxehesh. Merre me qetësi dhe dashuri. Nuk ke pse shpif.
Astrit Patozi – Me qetësi dhe dashuri çoje deri në fund edhe një vit. Të kanë rënë të dy degët e sloganit, edhe qetësia edhe dashuria që nuk i ke pasur kurrë.
Ilir Meta – Do ti kem në konsideratë këshillat tuaja dhe ju ftoj të bashkëpunojmë për standardet e zgjedhjeve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY