Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha: Ne e kemi zgjidhjen, na votoni

12/06/2015
Lulzim Basha: Ne e kemi zgjidhjen, na votoni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin elektoral në Cërrik dhe Peqin. Ai tha se ka ndodhur, që një qeveri apo një i votuar të mos arrijë të mbajë dot të gjithë premtimet, por nuk ka ndodhur kurrë në një vend demokratik, që një qeveri të shkojë në drejtimin e kundërt të premtimeve të saj, siç ka ndodhur sipas tij, me dyshen Rama-Meta.

Basha theksoi se, ata premtuan uljen e çmimit të dritave por e rritën atë, siç rritën çmimin e naftës, taksat, papunësinë dhe varfërinë.

“U gënjen mendja se ku me presione, ku me shantazhe, ku me sondazhe, ku me thesin e miellit e ku me paratë do të arrijnë të blejnë varfërinë që mbollën në këto dy vite drama e çdo nëne, e çdo gruaje, shumë prej të cilave janë marrë e çuar në biruca, sepse lidhnin energjinë për fëmijët e sëmurë, të tjera që dhuronin gjakun sepse nuk kishin me çfarë të paguanin faturat e energjisë e mijëra të tjera që janë pa punë, enden pa shpresë në kërkim të një kothere bukë për fëmijët e tyre”, deklaroi Basha.

Basha shprehu vendosmërinë tij dhe të PD-së për të luftuar deri në realizimin e plotë të ofertës së demokratëve për ulje taksash, çmimesh dhe rritjen e punësimit.

“Ne e kemi rrugën e daljes nga kjo krizë, kemi vizionin, kemi vendosmërinë dhe do ta ofrojmë atë e me votën tuaj do të hapim një rrugë tjetër. Kjo është rruga e uljes së taksave, kjo është rruga e uljes së çmimit të energjisë e cila është dyfish më e lartë se në çdo vend tjetër në Ballkan, kjo është rruga e një fondi të trefishuar për bujqësinë por që vjen drejtpërdrejt tek fermerët e nuk shkon në një grusht njerëzish që abuzojnë paratë e taksave tuaja, kjo është rruga e punës, punësimit për të gjithë të papunët e Peqinit e në veçanti për rininë punëtore e fisnike të Peqinit”, shtoi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

03/04/2026
Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

Pezullohen 7 punonjës policie, Hita kërkon masa të rrepta kundër kultivimit të kanabisit

03/04/2026
Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.