KQZ vendos sot për çregjistrimin ose jo të Altin Bibës, kandidatit të...

KQZ vendos sot për çregjistrimin ose jo të Altin Bibës, kandidatit të PD-së në Kurbin

49
0
Shares

KQZ shqyrton sot kërkesën e PD për çregjistrimin e kandidatit të mbetur në garë në bashkinë e Kurbinit, Altin Biba.
KQZ dhe Kolegji kanë refuzuar të ç’regjistrojnë Altin Bibën, i cili dha dorëheqjen dhe të regjistrojnë kandidatin e propozuar nga e djathta Ilir Pjetraj.
Tashmë emri i Altin Bibës është në fletën e votimit, çka e bën të pamundur pranimin e kësaj kërkese.
Kurbinasit mund ta votojnë Altin Bibën, por PD ka bërë thirrje që demokratët të bojkotojnë procesin e votimit më 21 qershor.
Edi Paloka tha pak ditë më parë se “ne e kemi të pamundur të marrim pjesë në këtë proces për shkak të ndërhyrjes së dyshes Rama-Meta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY