Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, ka paralajmëruar se do të rishikojë planin e Tiranës nëse zgjidhet kryebashkiak, në mënyrë që në planin e përgjitshëm të integrohen edhe komunat që i shtohen bashkisë së re.
Këtë paralajmërim, Kosova e bëri në një takim me shoqatën e ndërtuesve.
Në këtë takim, Kosova tha se epoka e ndërtimit të egër dhe atij pa leje në Tiranë merr fund.
Në takimin e organizuar nga shoqata e ndërtuesve Halim Kosova tha se si kryebashkiak do t’i ftonte në një partneritet edhe për gjetjen e rrugëve alternative të strehimit social, të njësive ekonomike për familjet në nevoje, çiftet e reja, pensionistët dhe studentët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/