Pukë, përplasja mes mbështetësve të PS dhe LSI, arrestohen dy të rinj

Pukë, përplasja mes mbështetësve të PS dhe LSI, arrestohen dy të rinj

53
0
Shares

Policia e Pukës ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme dy persona të cilët akuzohen se kanë goditur me mjete të forta dy të rinj gjatë një përplasje fizike ditën e djeshme. Burime nga drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës, bënë të ditur se janë arrestuar Elhami Kuçi 23 vjeç dhe Visar Dodani. Personat e mësipërm sipas policisë kanë dhunuar me mjete të forta shtetasit K. M. dhe E. Ç. Gjatë konfliktit ata kanë dëmtuar edhe pasqyrën e një makine. Sipas policisë konflikti i djeshëm ka ndodhur për motive të dobëta.
Protagonistët e kësaj ngjarje, simpatizantë e mbështetës të PS dhe LSI, u përplasën fizikisht dje në qendër të qytetit të Pukës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY