Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Muzikanti italian tentoi të pastronte 1.5 milionë euro në Shqipëri

16/06/2015
DOSJA/ Muzikanti italian tentoi të pastronte 1.5 milionë euro në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur sekuestron e llogarive bankare të një shtetasi italian, muzikant, i dyshuar për pastrimin e 1.5 milionë euro.
Sipas vendimit të gjykatës,është vendosur sekuestro preventive për një afat 2 mujor mbi tre llogaritë bankare të shtetasit Italian Massimo Giuseppe Angelo Palumbo, në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, për mbi 1.2 milionë euro.

Kërkesa e Prokurorisë

11Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e përfaqësuar nga prokuroja Sonila Muhametaj, ka kërkuar vendosjen e sekuestro preventive, duke urdhëruar sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit Italian Massimo Giuseppe Angelo Palumbo, në bankat e nivelit të dytë në  Shqipëri, përkatësisht Raiffaisen, Procredit, BKT me balancat si më poshtë, për shumën 411.835.78 EURO, për shumën 356.643.25 Euro dhe për shumën 438.032.71 Euro.
Sipas prokurorisë, Massimo Giuseppe Angelo Palumbo, i biri i Francesco, i datëlindjes 21.12.1964, i identifikuar me pasaportë YA4776657, me adresë Via Spalato Nr. 2, Milano, Itali është i dyshuar për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” , parashikuar nga Neni 287 i K. Penal.
Për këtë prokurorja kërkoi, “Vendosjen e sekuestro preventive, duke urdhëruar sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit Italian Massimo Giuseppe Angelo Palumbo, në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri”.

Pastrimi i parave

22Ka qenë Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave e cila ka konstatuar se shtetasi Italian Massimo Giuseppe Angelo Palumbo ka transferuar shumën 1. 500. 000 Euro nga një llogari bankare në Zvicër (CH3508465011290172001) drejt tre bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, përkatësisht për secilën bankë, Raiffeisen, Banka Kombëtare Tregtare dhe ProCredit, shumën 500.000 Euro, si dhe ka tërhequr prej tyre në këto banka shumën në total 337.762 Euro.
Meqenëse ka pasur dyshime për burimin e fondeve dhe origjinën e tyre Drejtoria e Përgjithshme  e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka lëshuar urdhrin drejtuar bankave të nivelit të dytë, për bllokimin e përkohshëm të transaksioneve të shtetasit Italian Massimo Giuseppe Angelo Palumbo.
Nga hetimi, doli se shtetasi Italian Massimo Giuseppe Angelo Palumbo ka hyrje – dalje të shpeshta në Shqipëri, kryesisht gjatë vitit 2015 ku edhe ka hapur llogari bankare në bankat e nivelit të dytë të përmendura më lart dhe më pas ka bërë dhe transfertat bankare nga banka e Zvicrës për shumën 1.500.000 Euro në të tre këto banka. Sipas shpjegimeve të dhëna nga bankat këto shuma shtetasi Italian Massimo Giuseppe Angelo Palumbo i ka transferuar për të blerë shtëpi, për përdorime personale dhe për hapjen e një biznesi në Shqipëri. Kjo transfertë është bërë pasi në bankën urdhëruese nuk e lejonin të bënte tërheqje në cash, por vetëm transfertë dhe se burimi i këtyre shumave është nga puna e tij si muzikant dhe se familja e tij ka një studio muzikore në Itali.

Vendimi i Gjykatës

33Në përfundim të hetimit gjyqësor, dhe të gjykimit të shtetasit italian, turpi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Astrit Faqolli çmoi se duke qenë se pasuritë e shumta dyshohet se janë produkte të veprave penale ose veprimtarisë kriminale, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar, duhet të vendoset sekuestro preventive duke urdhëruar sekuestrimin e llogarive bankare në emër të shtetasit Italian Massimo Giuseppe Angelo Palumbo në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri të përmendura më lart.
Për këto arsye, Gjykata mbështetur në Nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi sekuestron preventive për një afat 2 mujor mbi llogaritë bankare të shtetasit Italian Massimo Giuseppe Angelo Palumbo, në bankat e Nivelit të dytë në Shqipëri, përkatësisht, pranë Raiffeisen Bank për shumën 411.835.78 EURO, pranë ProCredit Bank, në shumën 356.643.25 Euro dhe pranë Bankës Kombëtare Tregtare, në shumën 438.032.71 Euro, pasi dyshohet për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.