Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Atentat me armë kundër Xhelal Mziut, ndërhynë mbështetësit, ndryshon drejtim plumbi

16/06/2015
Atentat  me armë kundër Xhelal Mziut, ndërhynë mbështetësit, ndryshon drejtim plumbi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne foto Liman Lita, i akuzuar nga Mziu, me Kryeministrin Rama, para pak ditesh ne Paskuqan, gjate ceremonise se marrjes se lejes se legalizimit

Qëllohet me armë në takimin elektoral të kandidatit të PD-së për Bashkinë Kamëz. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Paskuqan në rrugën “Havzi Nela” gjatë një takimi elektoral të kandidatit të PD-së për Kamzën, Xhelal Mziu. Kandidati i opozitës ka qenë i shoqëruar nga kreu i PD-së Paskuqan Anton Pjetërnikaj si dhe anëtarë dhe mbështetës. Liman Lita mbështetës dhe pjesë e shtabit elektoral të Safet Gjicit, sipas PD Kamez, fillimisht ka tentuar të pengojë aktivitetin elektoral të kandidatit Mziu dhe më pas ka nxjerrë armën duke qëlluar, por ka qenë ndërhyrja e stafit të z. Mziu që kanë mundur të neutralizojnë ndonjë ngjarje të rëndë të mundshme, duke i marrë dhe armën dhe në këtë ndërhyrje ka pasur edhe shkrehje të armës, e cila ka lënë gjurmë në rrugë.

Kjo ngjarje vjen e frymëzuar edhe nga deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili bën gjykatësin duke atakuar kandidatin Mziu në takimet elektorale të PS-së. I kujtojmë Gjicit dhe Ramës se pavarësisht këtyre tentativave dëshpëruese i pret një humbje spektakolare si gjithnjë në Kamëz dhe Paskuqan.

Vetë kandidati Xhelal Mziu në deklarimin e tij ka zbardhur rrethanat ngjarjes. Në po ecnim në rrugën “Havzi Nela”, kur del një person me emrin Liman Lita, dhe më thotë: “Ti nuk duhet të kalosh në këtë zonë, sepse është pjesë e një tjetër subjekti politik dhe nuk duhet të përziheni me këta njerëz, sepse këta duhet të votojnë Partinë Socialiste!, shpjegoi Mziu. “Në bisedë e sipër, duke kërkuar me ngulm largimin tonë nga kjo lagje, Liman Lita nxori pistoletën dhe jam i sigurt që falë shkathtësisë së dy personave që ishin pranë meje bënë të mundur çaktivizimin e armës dhe uljen e grykës së saj dhe ju e shihni vetë se si ka gjuajtur në asfalt” thotë kandidati i opozitës.
Sipas Mziut, policia e Kamzës është kthyer në një zyrë elektorale të Partisë Socialiste dhe uron që uniformat blu, që autorin e kanë brenda “selisë” së tyre, ta çojnë atë para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

04/04/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

SPAK dyshime për shkelje në tenderin e aeroportit të Vlorës, nën hetim anëtarë të komisionit të vlerësimit

04/04/2026
AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

AKU bllokon 4 ton produkte të paetiketuara të ‘Merja’ në një magazinë në Shkozë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.