Përgjimet e Zaev, një bombë për Ali Ahmetin, në qeveri për biznes

Përgjimet e Zaev, një bombë për Ali Ahmetin, në qeveri për biznes

71
0
Shares

Bashkimi Demokratik për Integrim , zyrtarët të lartë përfshirë edhe kreun e partisë, Ali Ahmeti, janë të përfshirë në veprime të shumta kriminale, ka thënë sot lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev. Ai ka publikuar biseda të përgjuara zhvilluar mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, me zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi, ministra dhe zyrtarë tjerë të partisë, ku flitet për tendera, shitje, blerje pasurish, ndarjen e posteve dhe përfitime të tjera.

Në bisedën në vazhdim, gjithnjë sipas Zaevit, kryetari të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i degës partiake në Çair të Shkupit, Beqir Asani, merren vesh për çmimin e një parcele që do t’i shitej një afarist të interesuar, raporton REL.

“A.A-Për një metër katror me mujt me ia qit 1 mijë mirë është, nëse s’mundeni…

B.A-Do të folmi na pak me to se ishte në Turqi, ai që ishte i interesum, dhe në qoftë se ja del mirë, nëse jo unë mendoj se nuk ja vlen me majt.

“A.A- Për 1 mijë hiç mos vet.

B.A- Ok, shef.

A.A- Futja.

B.A- U bë.

A.A- E shomim pastaj, kryesorja llogaria është e mirë.

B.A- Ia vlen.

A.A- Ia vlen, ia vlen

B.A- Nuk janë edhe pak.

A.A-Po mundesh t’ia hidhesh, hidhja.

B.A- U bë shef”.

Kreu i opozitës, Zoran Zaev, ka thënë se nga bisedat telefonike dëshmohet qartë, sipas tij, “përfshirja e zyrtarëve të BDI-së në krime të renda”.

Ai ka publikuar edhe biseda ku dëgjohen kërcënime me likuidime dhe presione tjera mes përfaqësuesve të partisë.

“Përgjegjësia e tyre në gjithë atë që po ndodh në Maqedoni është më se e qartë. Arsyet për qëndrimin eBDI-së në pushtet edhe kur kanë qenë të nënçmuar, nuk kanë qenë interes i qytetarëve, por fuqia, interesi dhe paraja. Gjithë atë që e ka bërë Gruevski, krimin, korrupsionin, presionet dhe shkeljet e tjera të shumta, e ka bërë me dijen edhe të BDI-së”, ka deklaruar Zaev.

Një bisedë telefonike mes Ahmetit dhe kryeministrit Nikolla Gruevski flet edhe për ndërtimet pa leje, ku përfshihet edhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovksa, e cila sërish fyen shqiptarët duke i quajtur “indianë” dhe me epitete tjera ofenduese.

Zaev ka thënë se nga bisedat dëshmohet qartë se “BDI-ja ka partizuar në skajshmëri Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe institucione tjera”.

Bashkimi Demokratik për Integrim i ka hedhur poshtë përmbajtjen e përgjimeve me një deklaratë fill pas publikimit të tyre. “BDI mbetet në qëndrimin që të publikohen të gjitha materialet që opozita disponon për BDI-në, por kërkon që të mos të bëhen interpretime qëllimisht të gabuara për ta lajthitur opinionin. BDI, gjithashtu, mbetet në qëndrimin që të njëjtat të procesohen nëpër institucione sipas dëshirës së opozitës”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY