Pollo: Rasti i Sejdinit me gazetarët, instalim i putinizimit

Pollo: Rasti i Sejdinit me gazetarët, instalim i putinizimit

66
0
Shares

Deputeti i PD-së, Genc Pollo e ka konsideruar putinizim të pushtetit rastin e kërcënimit të Sejdinit ndaj gazetarit. “Është prova direkte me zë e figurë se në rang vendi me kapjen e rregullatorit AMA e ndarjen antiligjore te frekuencave numerike, me kërcënime e tatime, me joshje e arrestime, me asfiksime e sekuestrime regjimi censurë Rama-Meta ka futur tashmë në vathë shumicën e mediave në këtë vend. Dhe kështu ka zhdukur lirinë e mediave e po zhduk edhe lirinë e fjalës. A ka më njeri këtu që nuk e vëren instalimin në progres të putinizmit?”, tha Pollo

Më tej kryetari i Komsionit të Mediave tha se” nëse ka në mbetur ndonjë syresh le të bëjnë nje test. Të shohin nëse Rama do të reagojë si një kryeministër normal evropian duke e tërhequr nga gara Qazim Sejdinin apo do të bëjë si përherë syrin qorr e veshin shurdh”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY