NATO i mban anën SHBA-së, “i kërcet dhëmbët” Rusisë

NATO i mban anën SHBA-së, “i kërcet dhëmbët” Rusisë

56
0
Shares

Të pajustifikueshëm, destabilzues e të rrezikshëm e konsideron shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, planin e Rusisë për të forcuar arsenalin e saj bërthamor me 40 raketa të reja balistike.
Gjatë një konference për shtyp pas takimit me Zhan Klod Junker, shefi i NATO-s deklaroi se pikërisht ky qëndrim i Moskës edhe një prej arsyeve përse jemi duke rritur gatishmërinë dhe përgatitjen e forcave tona.
“Ne do t’i përgjigjemi Rusisë, duke siguruar se NATO, edhe në të ardhmen do të mbetet një aleancë, e cila ofron masa parandaluese dhe mbrojtëse për të gjithë aleatët e saj, kundrejt çdo kërcënimi”, tha Stoltenberg.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia do të shtojë edhe 40 raketa balistike interkontinentale në arsenalin e saj bërthamor, në vitin 2015.
Reagimi i Putin për shtim të 40 raketave interkontinentale në arsenalin e saj bërthamor, gjatë këtij viti erdhi pas propozimi të Pentagonit për rritjen e pranisë ushtarake në rajonin e Balltikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY