Kërcënimet e ISIS dhe të Qazim Sejdinit, reagon Ambasada Amerikane, heshtin shoqatat...

Kërcënimet e ISIS dhe të Qazim Sejdinit, reagon Ambasada Amerikane, heshtin shoqatat e gazetarëve

62
0
Shares

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Ambasada Amerikane ka theksuar se në një shoqëri të lirë nuk ka vend për kërcënime apo kanosje të gazetarëve.
Në reagimin e Ambasadës theksohet rëndësia e shtypit të lirë në një vend, për të pasur një demokraci të fortë.
“Kur shtypi është i lirë, demokracia është më e fortë. Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Pas kërcënimeve të mbërritura në redaksinë e televizionit “News 24” nga elementë terroristë, dhe kërcënimit të gazetares së “Gazeta Shqiptare”, Aurora Koromani, ka reaguar Ambasada Amerikane.
Po kështu një ditë më parë, kandidati i majtë për bashkinë e Elbasanit, Qazim Sejdini, bëri një deklaratë që cenon lirinë e medias.
Përballë këtyre rasteve, ende asnjë shoqatë gazetarësh shqiptarë, nuk ka reaguar publikisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY