KE vlerëson ekonomin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria më keq se Kosova

KE vlerëson ekonomin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria më keq se Kosova

60
0
Shares

Komisioni për Ekonominë dhe Çështjet Financiare i BE-së publikoi vlerësimet për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, si vende aspirante për anëtarësim.
Megjithëse ekonomitë e vendeve përkatëse përballen me sfida të ndryshme, kanë shumë të përbashkëta, si papunësinë, deficitin, kreditë e këqija, performancën e dobët të financave publike dhe klimën e biznesit.
Në vlerësimin e radhës, në Shqipëri regjistrohet papunësia në 16.4 për qind, deficiti në 12 për qind, kreditë e këqija në 24 për qind dhe borxhi në 71.6 për qind.
Sa i takon Kosovës, papunësia sipas KE-së është më e lartë në rajon me 28.7 për qind dhe deficiti buxhetor në 6.1 për qind, ndërsa kreditë e këqija ndalen në 8 për qind.
Turqia ka papunësinë më të ulët me 9.5 për qind, por problem mbetet inflacioni me 7.2 për qind.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY