Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të rinjtë po i bashkohen ISIS-it për seks

17/06/2015
Të rinjtë po i bashkohen ISIS-it për seks
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një ish-islamist thotë se të rinjtë britanikë myslimanë i bashkohen ISIS-it sepse duan seks.
Alyas Karmani ka thënë se adoleshentët janë në rrezik për t’u radikalizuar nga grupet terroriste, sepse ata ndihen të izoluar në shoqërinë “e seksualizuar” britanike dhe nuk mund të durojnë që të rinjtë nga Perëndimi mund të kenë të dashura dhe të kenë marrëdhënie intime, shkruan “Daily Mail”.
Predikuesi i Bradfordit tani është duke bërë një turne nëpër Britani, në mënyrë që t’i ndalojë të rinjtë t’i bashkohen ISIS-it, pasi që ai vet ishte i radikalizuar kur ishte i ri.
Në dokumentarin “Exposure – Jihad – A British Story”, i cili është transmetuar në ITV këtë të hëne, përcjell Koha.net, ai tha se të rinjtë luftojnë që t’i kthehen familjeve të tyre që të bisedojnë rreth nevojave seksuale të tyre në komunitetet tipike konservatore myslimane.
bl“E tërë kjo ka të bëjë me seksin… Këta djem duan vetëm vajzat. Kjo është ajo”, tha ai.
“Gruaja ime më tha që të mos them kështu, sepse mund të marrë kritika të ashpra, por djemtë bëjnë gjëra për vajzat – dhe kjo është e tëra”.
“Në qoftë se jeni rritur në një rreth ku thuhet se marrëdhënia seksuale para martesës është e ndaluar, nuk mund të keni një të dashur, atëherë ky është një mëkat (haram). Prandaj kjo është arsyeja pse unë shoh mosfunksionim seksual me të madhe në komunitetet myslimane, si rezultat i kësaj”, ka shtuar ai.
Zotëri Karmani ka shtuar se, pasi që është duke bërë një turne në Britani me qëllim që të takojë myslimanët e rinj dhe familjet e tyre, ai u kërkon prindërve që t’iu tregojnë fëmijëve të tyre se i duan dhe se ndihen shumë krenarë me fëmijët e tyre, në mënyrë që fëmijët e tyre të mos ndihen të izoluar.
Në këtë dokumentar janë intervistuar shumë ish ekstremistë, në mënyrë që të zbulojnë shkaqet dhe tërheqjen e të rinjve që t’iu bashkohen xhihadit.
Dokumentari u realizua pasi 17 vjeçari Talha Asmal, u bë kamikazi më i ri britanik që ndërmorri sulm vetëvrasës në Irak, transmeton Koha.net.
Familja e tij tha se ai ka qenë kujdestar on-line kuajsh dhe se ishte viktimë e presionit të kolegëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali del në mbështetje të protestave: Një marrëveshje e re për Shqipërinë

05/06/2026
Rrëshqitje masive dherash në Currila të Durrësit, evakuohen banorët

Rrëshqitje masive dherash në Currila të Durrësit, evakuohen banorët

05/06/2026
EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

05/06/2026
Aksident i rëndë në aksin Tiranë Durrës, një grua goditet me makinë

6 shumë të kërkuar ekstradohen sot nga Dubai

05/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali del në mbështetje të protestave: Një marrëveshje e re për Shqipërinë

05/06/2026
Rrëshqitje masive dherash në Currila të Durrësit, evakuohen banorët

Rrëshqitje masive dherash në Currila të Durrësit, evakuohen banorët

05/06/2026
EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

EMRI/ Mbetet pa jetë 20 vjeçari nga përplasja në Kardhiq-Delvinë

05/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.