Rama, dyshime mbi kandidatin e tij në Devoll, nuk ia përmend emrin

Rama, dyshime mbi kandidatin e tij në Devoll, nuk ia përmend emrin

404
0
Shares

Ja si reagon PD Devoll për fjalimin e Ramës në këtë qytezë: “Edi Rama erdhi në Devoll foli shumë por asnjëherë nuk ia zuri emrin në gojë kandidatit të tij. Meqenëse as ai nuk ia përmendi emrin, ne po e pyesim sërish sot z. kryeministër.

-Si quhet kandidati juaj për kryetar Bashkie? A quhet ai Beni a Kosta? Po babai i tij, i ndjeri, i pafajshmi që ndoshta dhe ai nuk ndjehet aspak i qetë në vendin ku prehet si quhej dikur për së gjalli, si quhet tani pas vdekje të tij?

-Cila është dita e lindjes së Kosta-Beni Qajës?

-Cilat janë burimet e miliardave të Kosta-Beni Qajës?

-Cilat janë dokumentet e shkollimit të Kosta-Beni Qajës?

– Pse e ka ndryshuar emrin ky Kosta-Beni Qaja juaj?

-Ç`lidhje ka kandidati Kosta-Beni-Qaja me Luginën famëkeqe të refugjatëve të cilën e shndërroi nga një rrugë dhish në një autostradë të krimit, prostitucionit, të trafikimit të veprave të artit, të drogës?”.

Kryeministri Rama gjatë gjithë fjalimit të tij nuk ia zuri me gojë emrin kandidatit të PS-së në Devoll. Ashtu sic bën zakonisht nuk ka postuar as foto nga mitingu përmbyllës atje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY