Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pollo: Me mbrojtjen e Sejdinit, Rama frymëzues i shantazhimit të medias

18/06/2015
Pollo: Me mbrojtjen e Sejdinit, Rama frymëzues i shantazhimit të medias
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka reaguar sot ndaj mbrojtjes, sipas saj, që Edi Rama i bëri kandidatit të Elbasanit, pas publikimit  të një video ku ai shantazhonte gazetarët e Elbasanit.
“Kur denoncuam pardje censorin lokal të Elbasanit, Qazim Sejdinin, pasi video dëftoi shantazhimin e tij ndaj gazetarëve e mediave, thamë se prisnim reagimin e Kryeministrit. Thamë se një kryeministër normal evropian do e dënonte aktin, sidomos të vartësit partiak, e ndoshta mund ta tërhiqte nga gara. 
Thamë se besonim se Edi Rama, si përherë në kësi rastesh, do të bënte syrin qorr e veshin shurdh.
Por u gabuam me të dy parashikimet pasi Rama as nuk qortoi satrapin lokal që ka ngulur në Elbasan dhe as nuk heshti që skandali të harrohej. Edi Rama, publikisht, me zë e figurë, e mori në mbrojtje Qazim Sejdinin, duke u dëshmuar sërish se është ai frymëzuesi i shantazhimit të medias dhe rreziku kryesor i lirisë së shprehjes.  Ky qëndrim i Edi Ramës është prova direkte me zë e figurë nga niveli më i lartë se në rang vendi me kapjen e rregullatorit AMA e ndarjen antiligjore te frekuencave numerike, me kërcënime e tatime, me  joshje e arrestime, me asfiksime e sekuestrime regjimi censurë Rama-Meta ka futur tashmë në vathë shumicën e mediave në këtë vend. A ka më njeri këtu që nuk e vëren instalimin në progres të putinizmit?”, u shpreh në emër të PD-së, deputeti Genc Pollo.
Duke garantuar se PD do të jetë në mbrothej të lirisë së medias, Pollo, përshëndeti reagimin e ambasadës amerikane si edhe të dy shoqatave ët gazetarëve shqiptarë.
“I inkurajuar nga mbrojta e Edi Ramës, satrapi lokal i PS Qazim Sejdini, ustai i kulaçit e kërbaçit,  po heton privatisht që të gjejë e të ndëshkojë se kush e nxori zbuluar. Në fakt ky është modeli i regjimit censurë Rama-Meta dhe Qazim Sejdini thjesht po ndjek me fanatizëm e kënaqësi stilin e shefave të tij.
Ne përshëndesim dënimin e qartë e pa ekuivok ditën e djeshme ndaj aktit censurë të Qazim Sejdinit nga dy shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë.
Ne falenderojmë ambasadën e SHBA-së për dënimin ditën e djeshme të kërcënimit e intimidimit ndaj mediave e qëndrimin e ambasadës  në mbrojtje të lirisë së medias.
Partia Demokratike do të mbrojë lirinë e medias dhe të drejtat e çdo gazetari në ketë vend si një gur themeli të demokracisë tonë”, përfundoi deputeti i PD, Genc Pollo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndën qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

9 vende bllokuan Shqipërinë, si justifikohet para socialistëve Edi Rama

04/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edi Rama, frikë nga përgjimet e shërbimeve të huaja, makth edhe për bashkëpunëtorët e tij

Rama lajmëron për rritjen e të ardhurave në rekord historik, por fsheh arsyen që rëndën qytetarët

05/04/2026
Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

Ultimatumi i Trump, 48 orë afat Iranit të lirojë Ngushticën e Hormuzit

04/04/2026
2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

2 emigrantë afrikanë gjenden të pajetë në malin e Kamenicës në Korçë

04/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.