Safet Gjici, frikacaku me Fakultetin e Ministrisë së Brendshme që nuk del...

Safet Gjici, frikacaku me Fakultetin e Ministrisë së Brendshme që nuk del në debat

309
0
Shares

Shtabi elektoral i kandidatit të PD-së Kamëz, Xhelal Mziu, ka reaguar sot ndaj deklaratave të bëra mbrëmë në dy studio televizive nga dy kukuvajka, njëri Kryeministër i quajtur Edi Rama dhe tjetri kandidat për kryetar të Bashkisë Kamëz, Safet Gjici “që i tillë ka për të mbetur”, siç thuhej në reagimin e shtabit të Mziut.
“Dukej qartë se ata ishin në panik nga humbja më e thellë që i pret në Kamëz në këto 25 vite, të dielën më 21 qershor. Të dy kishin një emërues të përbashkët: i bashkonte kërcënimi që i bëjnë kandidatit të PD-së, kryebashkiakut Mziu, në mungesë të çdo alternative tjetër ndaj qytetarëve. Ndërsa Edi Rama ka 2 vjet që vazhdon mallkimin dhe kërcënimin ndaj Xhelal Mziut dhe organeve të drejtësisë që nga zgjedhjet e 2013-ës, ku deklaroi se do të largonte Saliun e vogël nga Kamza, i dyti është një kopjac i rëndomtë.
I kujtojmë Ramës dhe Gjicit se presioni i tyre nuk e tremb z. Mziu dhe asnjë demokrat e qytetar në Kamëz dhe se i njëjti fat politik i pret në Kamëz të dielën me një thellim rezultati votash në favor të PD-së dhe kandidatit Xhelal Mziu për ta konfirmuar në mënyrë të sigurt më 21 qershor në mandatin e ri si kryebashkiak.
Sa i përket Safet Gjicit, kandidatit që ka mbaruar Fakultetin e Ministrisë së Brendshme konstatuam një gjë interesante. Jo vetëm që nuk pranon më të dalë në përballje me kundërshtarin, por ishte i vetmi kandidat në studion ku ndodhej, që dukej sikur bënte monolog dhe mungonin të ftuarit e tjerë gazetarë”, thuhet midis të tjerave në reagimin e shtabit elektoral të Xela Mziut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY