Asnjë votues fiktiv mos të guxojë të votojë në Durrës e Kavajë

Asnjë votues fiktiv mos të guxojë të votojë në Durrës e Kavajë

61
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e së enjtes një takim me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Në përfundim të takimit, duke u prononcuar për mediat, Basha ka thënë se nga ndërkombëtarët ka marrë garanci për një monitorim strikt të procesit elektoral.
“Ndërkombëtarët do të përbëjnë një trupë të fuqishme vëzhguesish. Më garantuan se në çdo bashki të vendit ata do të jenë të pranishëm, të ndërgjegjësuar për problematikën e krijuar, të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e standardeve zgjedhore. U bëj thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje, askush nuk e cënon votën tuaj. PD i ka marrë masat dhe bashkë me ndërkombëtarët do garantojmë një proces ku çdo qytetar të flasë me votën e tij”, ka thënë Basha.
Ai ka shtuar se, janë marrë të gjitha masat që të mos lejohet votimi i votuesve fiktivë, duke iu referuar kryesisht rasteve në Kavajë dhe Durrës.
“Nuk do të ketë asnjë votues që do të lejohet të votojë nëse nuk është i regjistruar sipas ligjit. Ata votues që figurojnë të regjistruar diku tjetër, nuk do lejohen, as në Durrës, as në Kavajë, komisionerët tanë nuk do lejojnë votimin e personave të regjistruar fiktivisht”, ka deklaruar Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY