Gjatë kohës që Edi Rama dhe Ilir Meta që mbanin konferencën e tyre fallco në hotel “Rogner” një orë më parë, në të njëjtin moment banda e Xhabaftëve në Vorë kërcënoi kandidatin dhe shtabin në Vorë se kishin një orë për t’u larguar nga shtabi i tyre përndryshe do të hapej zjarr mbi ta, tha kryetari i PD, Lulzim Basha qe ne hyrje te konferences per shtyp qe dha sot ne dreke.
Ja deklarata e Bashes: Banda e Xhabaftëve e armatosur me armë zjarri, me të paktën 20 apo 25 banditë, qartësisht dhe dukshëm të armatosur me armë të paligjshme ka 72 orë që është e pranishme në qendër të Vorës dhe kudo ku zhvillohet fushata e kandidatit tonë. Të pranishëm janë edhe forcat e operacionales apo thënë ndryshe forcat e Policisë së Shtetit të cilat kanë të gjitha kapacitetet vëzhguese dhe dokumentuese, ku prej 72 orësh ndonëse vëzhgojnë individë të armatosur në kundërshtim të plotë më ligjin nuk veprojnë, nuk ndërhyjnë, nuk raportojnë.
Policia e Shtetit vazhdon të përdoret masivisht sepse Edi Rama ka vendosur standardin e emërimit personave me precedent kriminalë siç është bashkëshorti i kandidates së PS-së në Klos, i dyshuar për grabitje bankash, rrëmbime dhe për vepra të tjera penale dhe që prej tre javësh është emëruar shef i Policisë Kriminale të Klosit dhe të Matit, dhe në këtë detyrë ka bërë dy gjëma ndaj qytetarëve dhe demokracisë në Mat.
Së pari, ka vendosur Policinë e Shtetit me pahir në funksion të fushatës dhe së dyti, ka dhënë “CartaBianca” banditëve të cilët në disa raste kanë kërcënuar jo vetëm aktivistët e PD-së por edhe gazetarët lokalë në Mat, sikundër ne kemi bërë prezente faktorit ndërkombëtar, vëzhguesve dhe medias.
Përdorimi i Policisë së Shtetit nuk është diçka e re, dyshja Rama-Meta njihet botërisht dhe është dokumentuar nga OSBE-ODIHR si dhunuese e zgjedhjeve të 2001-it dhe 2003-it. Në vitin 2001 Ilir Meta kryeministër vendosi Policinë e Shtetit në krye të një operacioni kundër dhunimit të aktivistëve të opozitës, ndërkohë që operacione të tjera të frymëzuara nga Sigurimi i Shtetit bënë të mundur implantimin e armëve në Sukth dhe në zona të tjera të vendit për të goditur aktivistët e opozitës. “Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron”, janë thinjur të dy por të njëjtat manipulacione po vazhdojnë të bëjnë anembanë vendit.
Gjatë mbrëmjes së kaluar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të njësive të Fierit, kanë terrorizuar dhe kanë terrorizuar jo vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar por kanë terrorizuar për 48 orë aktivistët tanë në Mallakastër. Kanë arritur deri aty sa t’u drejtojnë armët aktivistëve tanë në Mallakastër, për të vetmin faj se Ilir Meta nuk mund të pranojë humbjen në Mallakastër siç e diktoi edhe prania popullore në shesh gjatë pranisë time në mitingun përmbyllës në Mallakastër.
Është po Ilir Meta që ka urdhëruar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të njësive të Shkodrës që të bëjnë të njëjtën gjë në Bulqizë ku nuk i mjafton prania e bandës së vëllezërve Spahiu por ku ka urdhëruar edhe policinë të ushtrojë terror mbi simpatizantët dhe anëtarët e fushatës së kandidatit tonë dhe kryetarit të ardhshëm të bashkisë së Bulqizës Durim Balla.
Ditë për ditë, orë për orë degët e PD kanë monitoruar, vëzhguar dhe dokumentuar në 10 buletine elektorale shkeljet e Policisë së Shtetit dhe incidentet me banda që policia nuk ka vepruar për t’i dokumentuar, për t’i ndaluar apo për t’i ndjekur penalisht, siç është rasti i mbrëmshëm i Elbasanit, të cilin e verifikova vetë ku katër persona të armatosur drejtuar Suel Çela, bandit i mirënjohur i sjellë enkas nga Britania e Madhe, nga oktapodi i Elbasanit QazimSejdini, terrorizoi një lagje të tërë banorësh romë me persona të armatosur me kallashnikovë, siç tregojnë qartë dëshmitë e shpërndarë edhe për media, që besoj se do t’i transmetoni në kronikën e lajmeve në vijim. Policia e Elbasanit refuzon t’i ndalojë, nga inicialet asnjë nga personat që kanë bërë këtë akt makabër natën e mbrëmshme nuk është ndaluar. Pra, personat që terrorizojnë qytetarët dhe aktivistët e opozitës vazhdojnë të lëvizin nën hundën e policisë. Nuk ka si të jetë ndryshe, samite i banditëve që Ilir Meta ka bërë për t’i vendosur ata në funksion të fushatës së tij nuk mund të kishte sukses në qoftë se nuk do të kishte heshtjen dhe miratimin e Edi Ramës që policia të mos i ndalojë, të mos i shoqërojë, të mos i arrestojë, mos i procedojë edhe kur janë te dukshme armët e paligjshme që fshehin në brez, edhe kur në krah kanë kallashikovë të paligjshëm, edhe kur intimidimi ndodh faqe efektivave në detyrë, që ka për detyrë të survejojë dhe të ndërhyjë në këto raste.
Tritoli i para dy netëve në Fushë-Krujë, përdorimi i armëve të zjarrit në disa zona të vendit, prania e bandave dhe intimidimi, goditja e simpatizantëve tanë në Shijak e shumë e shumë incidente të tjera të raportuara kanë mbetur të gjitha pa autor. Pse? Sepse Policia e Shtetit është vënë në shërbim të bandave dhe bandat janë thirrur në ndihmë të Ilir Metës dhe Edi Ramës për të kapur pushtetin vendor.
Kërcënimi i kandidatëve të opozitës dhe kandidatëve në tërësi është një risi tjetër e këtyre zgjedhjeve, flamurin këtu e mban kryeministri Rama i cili e nisi fushatën duke kërcënuar kandidatë të opozitës se do të ishin o në burg ose pa mandat, dhe që e mbaroi po Edi Rama me kërcënime të tipit mafioz. Partia Demokratike disponon të dhëna të padiskutueshme të kërcënimeve me telefon nga Edi Rama të kandidatëve në zgjedhje që të tërhiqeshin ose do ta pësojnë siç e pësojnë armiqtë e popullit në filmat e Kinostudios, ky është citim nga Edi Rama dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë.
Kjo është situata që ka shtyrë miqtë dhe partnerët tanë të ngrenë zërin e të paralajmërojnë dyshen Rama-Meta të mos përsëris zakonet e vjetra të shkatërrimit të zgjedhjeve, të vjedhjes dhe dhunimit të zgjedhjeve por në fakt faktet kanë filluar të flasin që herët. Për Edi Ramën dhe Ilir Metën këto zgjedhje nuk janë për pushtetin vendor, nuk janë për qytetarët, ndaj përgatitën një hartë pa konsensus me opozitën, pa konsultim me qytetarët dhe pa ligj të decentralizimit, sepse për ta në 21 qershor ajo që ka rëndësi është kapja e bregdetit, kapja e autostradës, është kapja e territoreve dhe pronave të shqiptarëve dhe jo shërbimi ndaj qytetarëve.
Për ta, 21 qershori është dita e konsolidimit të pushtetit me çdo çmim, me çdo kusht dhe jo dita e demokracisë vendore, si gur themelor i demokracisë kombëtare, si parakusht i integrimit europian të vendit. Kanë derdhur miliona në këtë fushatë, vetëm aktivitetet mbyllëse të fushatës, secili prej tyre kushton shumëfishin e aktiviteteve të mëdha që na bëjnë krenarë siç ishte pritja e Papës por këtu nuk ka asnjë transparencë se nga vijnë këto para.
E vetmja transparencë që mund të evidentojmëështë se edhe sot doganat e Shqipërisë raportojnë një rënie të thellë të të ardhurave, jo se shqiptarët nuk konsumojnë më duhan e karburant por se miliona e miliona euro të taksave të shqiptarëve përfundojnë në këtë fushatë të pamoraltë, të çmendur sa u përket shpenzimeve, në një kohë krize kur shqiptarët vuajnë për bukën e gojës.
Në këtë frymë PD ka marrë dhe vazhdon të marrë denoncime nga të katër anët e vendit për përdorimin e parave për blerjen e votës, njësoj siç u blenë në Korçë, në nëntor 2013 dhe që po të mos ishte për median e cila e bëri transparente para shqiptarëve, sot dyshja Rama-Meta do të vazhdonte ta mohonte. Sot, për shembull kandidati trafikant i Devollit Ben alias Koço ka tërhequr në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikuar nga banka e nivelit të dytë në Devoll një shumë prej 50 mijë euro, të pajustifikuara sepse për çdo tërheqje mbi 2 milionë lekë duhet të jepet justifikimi. Të tilla raporte po nambërrijnë nga të katër anët e vendit.
Kjo është situata sa i përket resurseve që qeveria ka vënë në dispozicion në mënyrë të paligjshme, në një përpjekje të dëshpëruar për të blerë e shantazhuar votën e shqiptarëve. Nuk duhet harruar presioni i jashtëzakonshëm ndaj mediave që mori formëe zëme atë që pamë nga
oktapodi i ElbasanitQazimSejdinii cili krenohej se kishte pushuar gazetarë nga puna, sepse kishin bërë transparencë, pra kishin bërë detyrën e tyre dhe paralajmëronte gazetarët se i njëjti fat do i priste nëse nuk bëheshin thjesht pasqyrë e vetëkrehjes të plakut të rrënuar mafioz të Elbasanit.
Qeveria e ka ngritur në një nivel tjetër kapjen dhe intimidimin e mediave. Një javë pasi një ndër stacionet kryesore televizive në vend transmetoi pamje dhe skenën e prodhimit dhe shitblerjes së kartave të identitetit, ky stacion televiziv u vu në kujdesin qeveritar. PD asnjëherë nuk vë në diskutim proceset ligjore që kanë të bëjnë me transparencën e duhur në raport me çfarëdo akuzash ndaj çfarëdo shtetasi, për çështje të zbatimit të ligjit por goditja një javë para fundit të fushatës dhe një javë pas transmetimit të skenës së shitblerjes se kartave të identitetit nuk ka e nuk mund të jetë asgjë tjetër, përveç asaj që e kanë kuptuar qytetarët e Shqipërisë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, presion mafioz “alla putin” ndaj medias së lirë, ndaj medias që nuk pranon t’i nënshtrohet dhunës e censurës qeveritare.
E megjithatë, pavarësisht prej bandave që siç thashë në kohën që Ilir Meta ishte në Rogner kërcënonin në emër të tij se do të hapnin zjarr ndaj mbështetësve tanë në Vorë, pavarësisht shantazheve që kryeministri i bën personalisht kandidatit në ekran dhe në telefon, pavarësisht prej kapjes dhe përpjekjes për të nënshtruar median me censurë, presion e të tjera mjete, pavarësisht përpjekjes për të deformuar vullnetin e zgjedhësve si në rastin e Kavajës ku Ervin trafikant Rroshi përpiqet të sjellë 600 votues nëfabrikën e letrës, apo ku Gjushi i betonit dhe korrupsionit në Durrës përpiqet të sjellë 2800 votues jashtë Durrësit për të votuar në Durrës, pavarësisht prej ndarjes sëhartës ashtu siç e do, pavarësisht derdhjes së milionave që i kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve shqiptarë, sot që flasim Edi Rama dhe Ilir Meta nuk janë të sigurt për fitoren në asnjë bashki të vendit. Pse? Sepse çdo ditë që kalon ata janë një pakicë që tkurret përballë një shumice që rritet dhe kjo pakicë kurrë nuk mund ta nënshtrojë këtë shumicë në demokraci dhe në një Shqipëri të lirë.
Synimi i tyre kryesor është zhbërja e standardeve demokratike, zhbërja e lirisë që e kemi fituar dhe e meritojmë me kaq mund, të djathtë e të majtë. Shndërrimi i kësaj shumice në njëshumicë pa gojë, pa zë, pa vullnet dhe sundimi i pakicës, me fjalë të tjera përshkrimi libresk i fjalës oligarki. Një Shqipëri që qeveriset “allaputinçe” dhe që i largohet ditë për ditë standardit europian të jetës, lirisë, zgjedhjeve dhe demokracisë.
Nuk do ia dalin. Ne kemi në krah Kongresin Amerikan, standardet e tyre, jo Dumën e Putinit dhe standardet e tij. Ne kemi në krah shumicën e shqiptarëve të djathtë e të majtë që nuk e dorëzojnë për asnjë çmim demokracinë dhe shqiptarët të djathtë e të majtë kanënë krah në këto zgjedhje PD,njerëzit tanë
. Qindra, mijëra anëtarë të PD, dhjetëra,mijëra komisionerë, qindra, mijëra mbështetës dhe votues tanë do të jenë krah jush në ditën e madhe të sovranit, 21 qershor, ditën kur ju, qytetarët shqiptarë do të vendosni me votën tuaj. Mos ia dorëzoni pushtetin vendor oligarkisë! Mos ia dorëzoni pushtetin vendor bandave! Mos ia dorëzoni pushtetin vendor kandidatëve të inkriminuar të cilët Edi Rama i futi në lista dhe refuzoi t’i hiqte, edhe pse ia kërkoi komuniteti ndërkombëtar, edhe pse ia kërkoni ju, qytetarët, por që ju do i hiqni me votën tuaj nga Kruja në Kavajë, nga Kurbini në Devoll dhe kudo tjetër.
Të refuzoni me votë kandidatët e korruptuar, betonizuesit, financuesit e oligarkisë, si Gjushi, QazimSejdini, të refuzoni me votë njerëzit që në dy vite pushtet kanë vënë rekorde korrupsioni që ia kalojnë çdo rekordi tjetër të Shqipërisë së tranzicionit, si ErionVeliaj i cili nuk arrin t’u thotë dot shqiptarëve se në cilën adresë jeton ndërkohë që ka 4 adresa shtëpish e qindra, mijëra euro të padeklaruara, njeriu që gënjeu për shumën që ka shpenzuar për spotet televizive se nuk justifikon dot milionat e eurove që derdhen nëpër ekrane për të pompuar me propagandën e tij false qytetarët e Tiranës.
Të nderuar qytetarë!
Sfida është e madhe por kur gjithsecili prej nesh, kur qoftë edhe njëri prej nesh ngrihet e qëndron fort për një garë siç është ideali i votës së lirë, ai apo ajo lëshon një valë të vogël por të përmbledhura bashkë këto valë bëhen të pakapërcyeshme dhe do të thyejnë çdo mur oligarkie, tiranie dhe represioni. Kjo do të ndodhë në 21 qershor. Ne do të rrëzojmë murin e vjetër të tranzicionit, murin e oligarkisë, murin e ujqërve që ndërruan qimen por nuk harruan zakonin dhe do të votojmë për të mbajtur pushtetin vendor si një pol fuqie në duart tona jo si një shërbyes të oligarkisë.
Ju ftoj të votoni kandidatët e PD dhe opozitës, burra e gra të virtyteve dhe vlerave që vijnë për t’ju shërbyer ju, për t’ju ndihmuar e përfaqësuar ju, për të luftuar për ju e hallet tuaja, njerëz që do jenë avokatë të fuqishëm e nuk do të bëhen urë përballë kërcënimeve dhe presioneve të oligarkisë. Ju ftoj masivisht në votime në 21 qershor. Votoni kandidatët e PD, votoni PD, numrin 15, dilni lirisht dhe pa frikë. Në krahun tuaj është PD, partia e parë e lirisë, partia që bashkë me ju shembi komunizmin, shembi dhunën, regjimin që ndaloi fjalën e lirë, votën e lirë dhe besimin në Zot e bashkë me ju do i ruajë këto vlera, nuk do i lërë të nënshtrohen ndaj oligarkisë së krimit e korrupsionit.
Në krahun tonë janë SHBA, BE, janë të gjithë njerëzit e lirë të Europës së bashkuar ku ne kemi vendin tonë që na pret, e meritojmë e drejt së cilit do shkojmë duke marrë masivisht pjesë në votime ditën e diel, duke votuar si shqiptarë europianë e duke përbuzur me votën tonë ofertën oligarkike të mashtrimit ndaj presionit, shantazhit dhe blerjes së votës. Masivisht në votime, me votën tonë, me votën tuaj të japim verdiktin popullor në 21 qershor!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/