Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Detajet e dhunës së mbështetësve të LSI ndaj të afërmit të kandidatit të PD në Cërrik

20/06/2015
FOTO/ Detajet e dhunës së mbështetësve të LSI ndaj të afërmit të kandidatit të PD në Cërrik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbulohen detaje të reja, të dhunës së mbështetësve të LSI-së, në Cërrik, ndaj një të afërmi të kandidatit të PD, në garën për këtë bashki.
Siç raporton portali “Za’Lart”, mesnatën e së premtes, persona të identifikuar si mbështetës të LSI kanë shkaktuar një incident më pasojë aksidentimin e rëndë të shtetasit Erion Baha, i cili është dhe kushëriri i kandidatit të së djathtës për bashkinë e Cërrikut, Qamil Boja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtërmen, pranë një rrugë dytësore brenda lagjes. Mësohet se Erioni ishte duke shoqëruar për në shtëpi një familjar të tijin me një automjet me targa greke. Teksa po largohej nga banesa e të afërmit, disa automjete të tjera e kanë ndjekur nga pas me shpejtësi, duke ushtruar trysni vazhdimisht. Në këto çaste automjeti i Bahës del nga rruga duke përfunduar në kanalet kulluese të rrugës.
Tashmë pritet ekspertiza e policisë dhe version zyrtar I tyre, për të përcaktuar nëse Erioni ka humbur kontrollin e automjetit të tij, apo është goditur nga makinat që e ndiqnin atë.
erion baha, makina cerrikSipas banorëve pranë vendngjarjes, deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ekspertët e policisë ende nuk kishin mbërritur. Ndërkohë Erioni është transportuar fillimisht pranë ambulancës së Cërrikut nga i vëllai i kandidatit të LSI Altin Toska dhe më pas ambulanca e ka dërguar urgjentisht në kirurgjinë e Elbasanit.
Paradoksi qëndron në faktin se pse vëllai i kandidatit të LSI-së ndodhej në vendngjarje, raporton “Za’Lart”.
Aktualisht kushëriri i kandidatit Boja, gjendet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar shumë fraktura dhe gjakderdhje. Ai ende nuk është në gjendje të rrëfejë orët e panikut, pasi vetëdija e tij është e paqëndrueshme.
Partia Demokratike, dega Cërrik, i bën thirrje autoriteteve përkatëse të zbardhin sa më parë ngjarjen e rëndë dhe me prapavije kryekëput politike. Kërkojmë që drejtësia të vihet në vend dhe të ndëshkohen autorët e këtij incidenti me pasoja mjaft të rënda për shëndetin e shtetasit Erion Baha. Kujtojmë që ky është precedent i përsëritur, pasi vetëm tre ditë më parë, sërish simpatizantë të LSI dhunuar barbarisht pranë lagjes nr. 3 në Cërrik, Klodian Bojën, nipin e kandidatit të APPD Qamil Boja.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Cerrik_aktivistet_e_LSI_se_bejne_per_ne_spital_te_afermit_e_kandidatit_te_PD_se_3725_1.php
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.