Kosovrasti konstaton shkelje të procedurave në funksionimin e KQZ. Bllokohet procesi në...

Kosovrasti konstaton shkelje të procedurave në funksionimin e KQZ. Bllokohet procesi në Kurbin

86
0
Shares

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti konstatoi sot në mbledhjen pasdites shkleje të procedurave dhe mungesë transparence në funksionimin e KQZ. Ai propozoi të diskutohet lidhur me votimin e të burgosurve, ndërkohë që materialet që administrata e KQZ kishte shpërndarë për anëtarët ishte e mangët. Kosovrasti i tha kryetares së KQZ, Lefteri Luzi se po sjell materialet me vonesë. “Edhe mbledhjen e orës 5 e ke lajmëruar vetëm 20 minuta përpara”, tha Kosovrasti.

KQZ është mbledhur sot pasdite për të shqyrtuar problematika të ndryshme që lidhen me përgaditjen e qendrave dhe komisioneve të votimit për ditën e votimit. Kryetarja Luzi ka dekaruar se komisionerët e Lacit po shpërdorojnë detyrën. Sipas saj ata janë protoganistë të bllokimit të komisioneve të QV dhe po luhet për të penguar shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Bëhet fjalë për kryetarin dhe dy anëtarë të KZAZ, sipas Ana Tenolli, drejtoreshë e Komisioneve Zgjedhore në KQZ.

Përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti propozoi që subjekti të ndryshojë komisionerët. KQZvendosi që KAZAZ 15 iu la kohë deri në orën 19 të shpërndajë materialet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY