Dako humb gjakftohtësinë, Beleri humb letërnjoftimin. Xhamat e zinj alarmojnë Halimin në...

Dako humb gjakftohtësinë, Beleri humb letërnjoftimin. Xhamat e zinj alarmojnë Halimin në Kavajë

64
0
Shares

Shtabi i Gridës Dumës në Durrës ka njoftuar se rivali i saj në këtë bashki, Vangjush Dako ka kërcënuar anëtarët e KZAZ-së duke ju thënë: Ju po luani me jetën time, do merrem unë me tuajat.

Shtabi elektoral i Dumës i bëri thirrje që të tërhiqte kërcënimet duke e shënuar këtë gjest të tij si humbje e gjakftohtësisë për shkak të rezultatit të keq që e pret.

Ndërkaq deputeti i PD-së Eduard Halimi ka lajmëruar se në Kavajë ka shenja për ndërprerjen e procesit. PS, thotë ai ka shtua presionin nëpërmjet prezencës me makina me xhama të zinj pranë qendrave të votimit.

Fredi Beleri, kandidati kontraovers i PBDNJ për Himarën ka humbur sot paradite letërnjoftimin përgjatë shtyrjeve në qendrat e votimit që ka vizituar. Ai ka bërë denoncim për humbjen e dokumentit, ndërkohë që ka deklaruar se nuk mund të votojë për shkak edhe të mungesës së pasaportës shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY