Kutia e votimit të fshatit Gjoricë në Bulqizë është rrëmbyer nga militantë të LSI-së dhe është transportuar në fuoristradën e tyre, tha Edi Paloka në një dalje për shtyp. Makina është bllokuar nga mbështetës të PD-së. Janë thirrur policia por nuk po kryen kontrollin e makinës. Kutia po transportohej me furgonin e KQZ dhe e kanë futur në veturë.
Makina është e bllokuar dhe votuesit të PD-së nuk lejojnë lëvizjen e saj deri në përfundim të kontrollit dhe procedimit të përpjekjes për manipulim tha Paloka.
Deputeti i LSI-së në Bulqizë, Përparim Spahiu hodhi poshtë deklaratat e PD-së se një kuti është marrë nga militantë të LSI-së në këtë zonë. Spahiu thotë se PD po bën skena dhe gjithçka është sajuar lidhur me marrjen e kutisë së votimit në fugonin e KQZ. Megjithatë ai thotë se situata është e bllokuar dhe në fund të prononcimit tha se nuk di në fakt cfarë po ndodh. Ndërkohë që shtoi se është PD që ka bllokuar dy kuti votimi.
Piketimi i kësaj kutie nuk është bërë e menduar mirë nga LSI e cila garon përballë PD në Bulqizë. Kandidati i PD-së është më origjinë nga Gjorica, dhe mendohet se numri i votave të fituara në këtë zonë është i madh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/