Kutia e fundit në Tiranë, probleme me kodin. Edhe 4 bashki...

Kutia e fundit në Tiranë, probleme me kodin. Edhe 4 bashki ende në numërim. Fituesi i fshehur ende në Koplik

90
0
Shares

Kutia e fundit në Tiranë për votimin për kryetar , ka probleme me kodin dhe numrin e fletëve të votimit. Sido që të vendoset lidhur me këtë kuti, rezultati nuk mund të ndryshojë dhe Erion Veliaj është kryetar bashkie në Tiranë, por mund të shtyjë marrjen e vendimit të KQZ për të shpallur fitues Erion Velinë.

Ndërkohë në Berat, dy kutitë e fundit janë ende në proces verifikimi nga KZAZ, por edhe atje këto dy kuti të ardhura nga fshatrat e thella të Beratit, Roshnik dhe Velabisht nuk do të mund të ndikojnë rezultatin që i jep fitoren kandidatit të LSI-së, Petrit Sinaj.

Numërimi i votave për kryetar bashkie vazhdon në Shkodër, Durrës dhe Malësi të Madhe. Në Shkodër është në avantazh të thellë kandidatja e PD-së, Voltana Ademi ndërsa në Durrës dhe Koplik janë në avantazh kandidatët e majtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY