Kutia e fundit në Tiranë për votimin për kryetar , ka probleme me kodin dhe numrin e fletëve të votimit. Sido që të vendoset lidhur me këtë kuti, rezultati nuk mund të ndryshojë dhe Erion Veliaj është kryetar bashkie në Tiranë, por mund të shtyjë marrjen e vendimit të KQZ për të shpallur fitues Erion Velinë.
Ndërkohë në Berat, dy kutitë e fundit janë ende në proces verifikimi nga KZAZ, por edhe atje këto dy kuti të ardhura nga fshatrat e thella të Beratit, Roshnik dhe Velabisht nuk do të mund të ndikojnë rezultatin që i jep fitoren kandidatit të LSI-së, Petrit Sinaj.
Numërimi i votave për kryetar bashkie vazhdon në Shkodër, Durrës dhe Malësi të Madhe. Në Shkodër është në avantazh të thellë kandidatja e PD-së, Voltana Ademi ndërsa në Durrës dhe Koplik janë në avantazh kandidatët e majtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/