“Paulin Stërkaj kërcënoi me armë banorët, banda e tij rrahu kryetarin e...

“Paulin Stërkaj kërcënoi me armë banorët, banda e tij rrahu kryetarin e PD në Malësinë e Madhe”

86
0
Shares

Kandidati i opozitës për bashkinë e Malësisë së Madhe, Anton Kokaj, ka identifikuar deputetin e PS-së Paulin Stërkaj si protagonistin e aktit të dhunshëm në ambientet e jashtme të vend-numërimit të votave.
Sipas Kokajt “Paulin Stërkaj dhe banda e tij dhunuan fizikisht kryetarin e degës së PD. Jo vetëm kaq, por deputeti socialist nxori edhe armën e kërcënoi banorët e shumtë që gjendeshin aty rrotull. Në bandën e deputetit socialist bëjnë pjesë rreth dhjetë persona që i ka sjellë nga Tirana dhe që nuk i njeh askush këtu”, denoncoi kandidati i opozitës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY