VRASJA E POLICIT NË LAZARAT/ PD kërkon zbardhjen dhe transparencë, Saimir Tahiri...

VRASJA E POLICIT NË LAZARAT/ PD kërkon zbardhjen dhe transparencë, Saimir Tahiri takim me Edi Ramën

61
0
Shares

PD ka reaguar nëpërmjet një deklarate për ngjarjen në Lazarat.
“Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Lazarat, ku raportohet për shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe personave të armatosur, me pasojë humbjen e jetës së një efektivi të RENEA-s dhe plagosjen e një efektivi tjetër.
Kërkojmë nga Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen, të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh, të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë të banorëve dhe punonjësve të policisë si dhe të marrë të gjitha masat për ndalimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, duke shmangur çdo pasojë mbi popullatën civile”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Ndërkohë mësohet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus është ngjarja e rëndë e Lazaratit. Ndërsa mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako,është duke udhëtuar vetë drejt Gjirokastrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY