Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fshehu pasurinë, gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Auron Tares

26/06/2015
Fshehu pasurinë, gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Auron Tares
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, ka pushuar çështjen ndaj Auron Tares.
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, ishte akuzuar për fshehjen e pasurisë nga ILDKPKI.
Prej fillimit të vitit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës,zhvillohej gjyqi ndaj tij për mosdeklarim pasurie.
Auron Tare u emërua në krye të Agjencisë së Bregdetit, rreth dy vjet më parë. Me marrjen e detyrës si zyrtar i lartë publik, ligji e detyronte atë që të deklaronte pasurinë e tij. Por, ai nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor, çka ka detyruar IDLKPKI-në që ta gjobiste fillimisht me shumën e 50 mijë lekëve.
Nga momenti i marrjes dijeni se ishte gjobitur, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, duhej që brenda afatit një¬mujor ta përmbushte detyrimin ligjor të deklarimit.
Nga dosja penale mësohet se ai e ka shkelur edhe këtë afat, çka e ngarkoi me përgjegjësi penale për refuzim për deklarim, ndonëse theksohet se Auron Tare e ka shlyer gjobën e ILDKPKI-së.
Pas kallëzimit, përpara prokurorëve Auron Tare ka pretenduar se nuk ka qenë aspak qëllimi i tij refuzimi për të deklaruar, por ka qenë në pamundësi objektive, për shkak se përgjatë gjithë periudhës që diskutohet ka qenë në krye të detyrës, duke kryer detyrën funksional e në zonat bregdetare.
Pas depozitimit të kallëzimit penal, mësohet se ILDKPKI-ja ju drejtua edhe institucionit epror të këtij zyrtari, duke kërkuar edhe  marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit, por në këtë drejtim ende asnjë masë nuk mësohet të jetë marrë ndaj Auron Tares.
Ky kallëzim për ‘refuzimit për të deklaruar pasurinë’, nxiti Njësinë e Specializuar të Task-Forcës pranë Prokurorisë së Tiranës të përfundojë hetimet dhe të dorëzojë në gjykatë dosjen penale ndaj Auron Tares.
Në datën 5 janar 2015, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, u regjistruar çështja me nr. 970, në ngarkim të Auron Tares
Gjykimi ndaj Auron Tares ka nisur disa javë më vonë, në 19 shkurt, nën akuzën ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik, filloi gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.
Sot, pas 12 seancash, gjykata vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të Auron Tares, megjithëse prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 3000 ijë lekë (të reja) gjobë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.