LSI, partia më e votuar nga të burgosurit

LSI, partia më e votuar nga të burgosurit

55
0
Shares

LSI-ja është bindshëm partia më e votuar nga të burgosurit. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të paktën për 15 qendra votimi për të burgosurit, LSI-ja rezulton të ketë marrë 3-fishin e votave të PS-së dhe në krahasim me shifrat e PD-së, LSI ka 4-fishin e votave të partisë më të madhe të opozitës.
Sipas shifrave të KQZ-së, rezulton se në këto institucione (Burgun e Vaqarrit, në Burgun e Grave në Tiranë, Burgun 302, Burgun e Burrelit, Burgun e Krujës, Burgun e Durrësit, Burgun e Lezhës, Burgun e Drenovës në Korçë, dy burgjet e Elbasanit, Burgun e Beratit, Burgun e Vlorës, Burgun e Tepelenës, Burgun e Sarandës dhe Burgun e Kukësit), janë shënuar 2163 vota të vlefshme për sa i përket votimit në proporcional për këshillat bashkiakë, nga të cilat 1053 vota i ka marrë LSI-ja, duke u renditur forcë e parë në këto institucione. Pas saj renditet PS-ja me 346 vota, e në vend të tretë renditet PD-ja me vetëm 291 vota. Për sa i përket rezultatit sipas koalicioneve, edhe këtu kemi të bëjmë me një dominim të koalicionit të majtë, ASHE, i cili ka marrë në total 1822 vota, nga 439 vota që numëron koalicioni i djathtë APPD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY