Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës së Apelit i cili ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, deklaroi nënkryetari i kësaj partie Edi Paloka.
“Kjo ishte një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar nga opozita shqiptare. Vendimi i pafajësisë u dha për Arben Frrokun në shkallën e parë për të përdorur vëllain e tij deputet në procesin e vrasjes së dy deputetëve nga Ilir Meta, të denoncuar nga Tom Doshi.
Por kjo histori nuk u mbyll me kaq. Prej 2 muajsh Arben Frroku udhëhoqi fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Pukë fshat më fshat, e më pas vulosi hapur aleancën e tij me Edi Ramën në takimin prej mëse 1 ore në mes të qytetit të Pukës tek turizmi, ditën e mbylljes së fushatës në këtë bashki.
Të gjithë qytetarët e Pukës e dinë fare mirë kush drejtoi fushatën në këtë bashki e më pas krejt në mënyrë të papritur, ditën e shtunën, në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit, Arben Frroku largohet nga Shqipëria dhe fushata në Pukë.
Pasi u përdor disa muaj për fushatë elektorale në Pukë, Edi Rama i dha ndihmën e fundit aleatit të tij duke i dhënë lejen që ai të largohet në drejtim të paditur jashtë Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/