Edi Rama ka përshëndetur të ftuarit në festën e PS-së me një stil që përdori muaj më parë gjatë takimit vjetor me gazetarët. Ai iu drejtua Gramoz Rucit me një vjershë “Gramozi vitet tutje ti tëhu, të tjerët vene e vijnë ti mbete këtu”. Ndërsa për Bracen tha se “Brace duke përfituar nga gjatësia ecën më shpejt dhe konsumohet më ngadalë”. Në vijim ai koketi edhe Spartak Ngjelën për të cilin tha se është besnik për Aleancën Evropiane dhe kundërshtar i qeverisë së Aleancës Evropiane.
Rama i kushtoi një pjesë të fjalimit të vet edhe opozitës dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, të cilit i uroi ditëlindjen megjithëse disa ditë me vonese. “ E ftova në këtë festë por nuk erdhi. Do ta falënderoja për referendumin, por besoj se Tritan Shehu që është këtu do ta informojë. Në sajë të Bashës bëmë një rrugë e dy punë, fituam zgjedhjen, bëmë referendumin”, tha Rama.
Ndërkaq Fatos Nano edhe pse është ftuar në festën e Partisë Socilaiste ka refuzuar të marrë pjesë. Sipas mikut të tij Ylli Dylgjeri ai është përgjigjur me ironi ftesës duke thënë se po pres 25 vjetorin. Në një postim në fb Dylgjeri shkruan:
“Lajm i min fundit, për pjesmarjen e Fatos Nanos në festën e PS.
Pyetjes, a do jeni pjesmarës në festimet e 24 vjetorit të themelimit të PS, Z. Nano ju përgjegj shkurt:
Po pres 25 vjetorin…”.
Në festën e PS marrin pjesë përvec socialistëve të njohur edhe diplomatë, gazetarë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Merr pjesë edhe Ilir Meta. Një vit më parë Meta sëbashku me deputeten Kryemadhi braktisën festën në mes të saj.
Festa e PS ka disa vite që zhvillohet në luks. Kësaj here ajo është zhvendosur nga hotelet në sheshin mes Teatrit Kombëtar dhe ministrisë së Brendshme, një ambient tërësisht I rikonstruktuar së fundmi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/