Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Zbulohen disa specie të rralla shpendësh në Parkun Kombëtar të Divjakës

30/06/2015
FOTO/ Zbulohen disa specie të rralla shpendësh në Parkun Kombëtar të Divjakës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbulohet një koloni e re shpendësh në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) përcjell informacionin për një gjetje të veçantë në zonën e Kularit (Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta), ku një koloni e re e çafkave dhe Karabullakëve u zbulua nga ekipi i AOS më 28 Qershor 2015.
Sipas Taulant Binos, ornitolog dhe president i AOS, është një gjetje vërtet e madhe, sepse sot kolonia e Kularit përfaqëson të vetmen koloni të çafkave në Shqipëri. Ky zbulim merr edhe më shumë vlerë nëse merret parasysh se kolonitë e dikurshme të çafkave në Shqipëri, të ndodhura më në veri, në deltën e Drinit dhe në Velipojë, janë zhdukur që prej 20 vjetësh më parë.
div22Kolonia u zbulua pas disa ditësh kërkimesh që mbuluan pjesën veriore të kompleksit ligatinor të Divjakës. Zbulimi u krye në zonën e Kularit, kufizuar në veri nga lumi Shkumbin, në lindje nga zonat kënetore të fshatit Sulzotaj, në jug nga kanali i Tërbufit dhe në perëndim nga rrjedha e vjetër e lumit Shkumbin. Foletë ishin ndërtuar mbi një pyll marinash të përmbytura, në një zonë që përdoret edhe si fjetore për çafkat dhe Karabullakët.
“Aksesi është shumë i vështirë për shkak të nivelit të lartë të ujërave dhe dendësisë së kallamishteve dhe pemëve”, thotë për ATSH-në, Taulant Bino.
div6Kolonia përbëhet nga 400-600 fole. Pjesa më e madhe i takon Karabullakut të vogël. Llojet e tjera folëzuese janë çafka e natës (Nycticorax nycticorax), çafka e verdhë (Ardeola ralloides), çafka e vogël e bardhë (Egretta garzetta) dhe ndoshta çafka e madhe e bardhë (Egretta alba), çafka e përhime (Ardea cinerea) dhe Karabullaku i madh (Phalacrocorax carbo).
“Kjo gjetje rrit edhe më shumë rolin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta si zona më e rëndësishme për larminë biologjike në Shqipëri dhe rajon. Zbulimi i kësaj kolonie është një arsye më shumë për të vazhduar përpjekjet për mbrojtjen e kësaj perle të natyrës shqiptare”, shprehet Bino.
Parku Kombëtar i Divjakës, tashmë është kthyer edhe në një destinacion për turizmin e vëzhgimit. Me dhjetra vizitorë futen aty çdo ditë për të parë nga afër specie të rralla të faunës dhe florës vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.