Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e policit Ibrahim Basha në Lazarat, ende nuk është identifikuar autori dhe arma

01/07/2015
Vrasja e policit Ibrahim Basha në Lazarat, ende nuk është identifikuar autori dhe arma
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në sulmin ndaj RENEA-s ne Lazarat u përfshinë 11 te rinj, sipas dosjes se prokurorisë për Krime te Renda. Nen drejtimin e Arbion Alikos, te 11 ishin te armatosur dhe kishin si synim te luftonin me policinë deri ne largimin e tyre nga fshati. Sipas rrëfimeve te 2 prej tyre, hetuesit kane arritur te zbardhin edhe skemën që përdori grupi për të sulmuar RENEA-n mëngjesin e 24 qershorit. 2 prej të rinjve nga Lazarati thanë se natën e së martës, të rinjtë ishin ndarë ne 3 grupe. Ata që do të qëllonin për të vrarë ishin gjithsej 5 veta. Nën drejtimin e Arbion Alikos, ai që prokurorët e quajnë “grupi i zjarrit” përbëhej nga vëllai tjetër Alban Aliko, nga Elvis Boci, Elison Kazma dhe Bajram Boci, person që është ende në kërkim nga policia. Të pestë ishin vendosur në pozicione pranë vendit ku u vra Ibrahim Basha. Pikërisht për këtë arsye kishin prishur edhe murin në ane të rrugës, duke qenë se kishin llogaritur shpërqendrimin e forcave speciale nga dy grupet e tjera të armatosura.
Të ndare në 3 veta secili, dy grupet e tjera përbeheshin nga Oltion Prroku, Xhuliano Malo, Klodian Selimi, Dervish Gaba, Anri Hiri (në kërkim) dhe Bergent Basha. Këto ishin vendosur më lart në fshat, në pjesën që konsiderohet si Pularia dhe të dy qëllonin në vazhdimësi në ajër, për të marrë të gjithë vëmendjen e forcave të policisë. Në momentin kur u ndalua Xhuliano Malo dhe makina tip “Volkswagen” i  RENEA-s u afrua për ta shoqëruar, atëherë grupimi i Arbion Alikos nisi breshëritë e zjarrit.
ibrahim basha, furgoni ku u vraNën këtë breshëri u qëllua për vdekje edhe Ibrahim Basha.
Në dosjen e prokurorisë, sipas rrëfimeve të dy prej të arrestuarve thuhet se në momentin e vrasjes së efektivit të RENEA-së, nga grupi i zjarrit nuk qëlluan të gjithë. Vetëm  tre prej tyre qëlluan me armë sipas akuzës, Alban Aliko me një “kallashnikov” dhe Arbjon Aliko e Bajram Boci me dy armë të tjera, të modifikuara si snajper.  Mbetet ende e paqartë sipas akuzës, se nga kush armë u vra efektivi i RENEA-s.
Ende nuk është gjetur arma që mbante Arbion Aliko, por dyshimet e prokurorisë janë se plumbi që vrau Ibrahim Bashën u qëllua nga arma e Arbion Alikos apo Bajram Bocit.
Dy vëllezërit Aliko, gjatë marrjes në pyetje nuk kanë pranuar akuzën duke mohuar se janë ata personat që kanë qëlluar. Nga ana tjetër, ekspertët e policisë shkencore kanë identifikuar se dy plumba kanë qëlluar furgonin e policisë, ku ndodheshin efektivët e RENEA-s. Të dy këto plumba kanë lënë shenjë në kokën e sediljes së parë të furgonit, ku edhe ndodhej efektivi Basha.
Nga ana tjetër, Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të prokurorisë, i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dy të dyshuarve të tjerë të grupit që sulmuan policin në Lazarat.  Oltion Prroka dhe 16 vjeçari me Elison Kazma mbetën në qeli deri në përfundim të hetimeve, pavarësisht se avokatët kërkuan lirimin e tyre për shkak të moshës së mitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.