Një 23-vjeçar nga Shkodra ka përfunduar në pranga, pasi disa ditë më parë ishte shpallur në kërkim. Rajmond Prenga është denoncuar nga 18-vjeçarja A. Gj.
Sipas bluve, vajza kishte deklaruar se Prenga e përndiqte në mënyrë sistematike, madje edhe duke e kërcënuar.
“Ai më përndiqte për çdo ditë sapo dilja nga shtëpia”, ka thënë vajza në praninë e psikologut.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, Rajmond Prenga ka mohuar akuzën duke pohuar se nuk e njihte fare vajzën, e cila pretendonte se ishte përndjekur në vende të ndryshme nga ky i fundit.
Pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës të vendosë masën e sigurisë ndaj 23-vjeçarit, të akuzuar për veprën penale të “Përndjekjes”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/