Krimi i dyfishtë në Selitë, biznesmeni i dyshuari zhvishet nga akuza e...

Krimi i dyfishtë në Selitë, biznesmeni i dyshuari zhvishet nga akuza e vrasjes

88
0
Shares

Biznesmeni i dyshuar si autor i vrasjes së dy personave brenda banesës së tij në Selitë të Tiranës, më 18 dhjetor 2014, nuk do të gjykohet për akuzën e “vrasjes”.
Në përfundim të hetimeve për ngjarjen, ku mbetën të vrarë dy të rinjtë Adnand Luli dhe Ervin Shaba, Prokuroria e Tiranës ka pushuar këtë akuzë ndaj Flamur Ymerit. Biznesmeni është dërguar për gjykim vetëm për akuzën e “veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
vrasja-seliteSipas dosjes së depozituar në Gjykatën e Tiranës më 26 qershor 2015, Ymeri do të përgjigjet para Gjykatës vetëm për dyshimet e ngritura nga Prokuroria se ai është autori i zhdukjes së dy pistoletave, me të cilat janë vrarë të rinjtë Luli dhe Shaba. Kjo dosje pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bedri Qori, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar data e seancës së parë të këtij procesi.
Pas ngjarjes, biznesmeni ishte i dyshuar për akuzat e “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Ai u hetua fillimisht në masën e sigurisë “arrest me burg”, masë që u zëvendësua me “arrest shtëpiak” më 26 shkurt 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY