Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gruaja dhe dashnori sajojnë rrëmbimin, gjobisin edhe 10 milionë lekë burrin

03/07/2015
Gruaja dhe dashnori sajojnë rrëmbimin, gjobisin edhe 10 milionë lekë burrin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një çift të dashurish janë dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda pasi sajuan një rrëmbim, i cili u përdor për gjobëvënie ndaj bashkëshortit të së pandehurës A. Sh. Pasi është larguar nga banesa, ajo ka bindur të dashurin t’i kërkojnë 10 milionë lekë bashkëshortit të saj në këmbim të gruas së marrë “peng”.
Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit maj 2015, në Bilisht të Korçës, kur pas “zhdukjes” së papritur të shtetases A. Sh., bashkëshortin e saj e telefonojnë duke i kërkuar një shumë të konsiderueshme parash për rikthimin e saj në shtëpi.
Personi që ka telefonuar shtetasin P. Sh., i ka kërkuar gjithashtu që të mos njoftojë autoritetet policore, pasi në të kundërt do ta pësonte bashkëshortja e tij.
Pavarësisht këtij kërcënimi, shtetasi P. Sh ka bërë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, duke treguar rrethanat e kërcënimit. I dëmtuari ka treguar në polici se një person i panjohur e ka telefonuar duke i kërkuar një shumë parash në këmbim të kthimit në banesë të bashkëshortes së tij.
Telefonuesi i ka kërkuar shumën e 10 milionë lekëve në këmbim të kthimit të bashkëshortes. P. Sh., ka treguar se bashkëshortja e tij është larguar në mënyrë të papritur nga banesa dhe asnjë nga familjarët nuk ka pasur dijeni në lidhje me vendndodhjen e saj. Pas marrjes së kallëzimit, policia ka referuar çështjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka nisur hetimet për rastin me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.
Sipas hetimit rezulton se gruaja kishte dijeni për një shumë parash që bashkëshorti i saj kishte marrë së fundmi nga shitja e një pasurie të paluajtshme dhe këtë informacion e ka shfrytëzuar për të sajuar rrëmbimin dhe më pas kërkesën për marrjen e 10 milionë lekëve.
Por skema nuk ka funksionuar, pasi i dëmtuari ka kallëzuar në polici duke vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit me të cilin është telefonuar nga i pandehuri.
Pas zbulimit të skemës nëpërmjet edhe identifikimit të numrit nga u ku u bë kërcënimi, është bërë kapja në flagrancë e të dyshuarve dhe pas marrjes në pyetje i pandehuri K. A ka pranuar ngjarjen, duke thënë se të gjitha veprimet i ka kryer së bashku me të pandehurën. Por kjo e fundit ka mbajtur qëndrim mohues rreth ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026
Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

76 kryebashkiakë të rrjetit B40 në mbështetje të Imamoglu dhe Veliajt për paraburgimin pa afat

76 kryebashkiakë të rrjetit B40 në mbështetje të Imamoglu dhe Veliajt për paraburgimin pa afat

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026
Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.